Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar sot në Juglindje të vendit.
Sipas të dhënave sizimiologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë 7 km larg qytetit të Korçës dhe rreth 86 kilometra në jug-juglindje të Elbasanit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë nga banorët, por nuk ka dëme materiale në banesa.







