Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bilanci i zjarreve/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bilanci i zjarreve/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në të gjithë vendin, ndërsa 10 prej tyre mbeten aktive, 2 janë vendosur nën kontroll dhe një vatër është shuar plotësisht.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, operacionet për shuarjen e flakëve po vijojnë nga toka dhe ajri, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme në disa zona.

Situata më e rëndësishme paraqitet në Lurë të Dibrës, ku vijon operacioni me 200 forca bashkiake, 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 punonjës policie, 18 vullnetarë, dy mjete zjarrfikëse dhe dy avionë Air Tractor.

Ndërhyrja ka bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në segmentin pranë banesave dhe, sipas autoriteteve, nuk ka aktualisht rrezik për zonat e banuara. Aktiviteti i flakëve vijon edhe në Qafë Helmes, ndërsa në Bulqizë-Selishtë një pjesë e zjarrit është vendosur nën kontroll.

Në Tiranë, operacionet vijojnë në Malin e Dajtit, ku janë angazhuar forca të ADZM-së dhe dy helikopterë të FA-së. Ndërkohë, në Priskë dhe Farkë po punojnë 30 efektivë të MZSH-së me gjashtë mjete. Situata në këtë zonë paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.

Në Krujë, ndërhyrjet nga toka dhe ajri kanë frenuar zjarret në Abaze dhe Zidoll. Në këtë të fundit, pas ndërhyrjes së helikopterit të Forcave të Armatosura, situata është normalizuar dhe ekipet po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrës.

Vatra të tjera po monitorohen dhe trajtohen në Gjirokastër, Lezhë, Elbasan dhe Shkodër. Në Përmet dhe Qukës, reshjet e shiut kanë ndihmuar në përmirësimin e situatës, ndërsa zjarri në Paulesh të Peqinit është shuar plotësisht.

Ministria e Mbrojtjes thekson se në zonat e raportuara nuk evidentohen rreziqe për banesat, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon koordinimin e forcave dhe mjeteve në terren, me fokus mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Previous Post

Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

Next Post

3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

Next Post
3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-shefi i Operacionales thirret në SPAK, do të pyetet për dosjen “Agasi”

Ish-shefi i Operacionales thirret në SPAK, do të pyetet për dosjen “Agasi”

September 30, 2026
Të mbytura me dosje dhe pa siguri/ Mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri/ Mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

September 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al