Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Smart City” nën hetim/ Nga kërkesa e PD te shqetësimet për privatësinë dhe të dhënat e qytetarëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Smart City” nën hetim/ Nga kërkesa e PD te shqetësimet për privatësinë dhe të dhënat e qytetarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ mbi projektin “Smart City”, pas një kërkese të paraqitur nga Sekretari për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Franc Nuri. Çështja lidhet me mënyrën e funksionimit të sistemit të kamerave dhe ndikimin që mbledhja dhe përpunimi i të dhënave mund të ketë mbi të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vlerësuar se pretendimet e ngritura kërkojnë verifikim dhe shqyrtim të përputhshmërisë së projektit me Kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar, veçanërisht sa i takon të drejtës për jetën private dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Kërkesa e Franc Nurit

Kërkesa është depozituar nga Franc Nuri, Sekretar për të Drejtat e Njeriut në PD, i cili i është drejtuar Avokatit të Popullit për të shqyrtuar projektin “SMART CITY”.

Në dokumentin zyrtar të datës 6 gusht 2026, Avokati i Popullit konfirmon se kërkesa e Nurit lidhet me ndikimin që sistemi i kamerave mund të ketë mbi të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

Nuri ka kërkuar që të verifikohet nëse mënyra e mbledhjes, përpunimit dhe përdorimit të të dhënave përmes këtij sistemi është në përputhje me standardet kushtetuese dhe ligjore, shkruan Politiko.al.

Në thelb të shqetësimit qëndron pyetja se deri ku mund të shkojë monitorimi i qytetarëve dhe çfarë garancish ekzistojnë për përdorimin e të dhënave të mbledhura nga kamerat inteligjente.

Çfarë vendosi Avokati i Popullit?

Avokati i Popullit ka vendosur të nisë hetim administrativ mbi çështjen.

Sipas dokumentit zyrtar, shqyrtimi do të kryhet nga një grup pune i përbërë nga tre ndihmëskomisionerë, nën drejtimin e Komisionerit të Seksionit për Policinë, Besnik Deda.

Institucioni thekson se hetimi do të fokusohet te përputhshmëria e projektit “SMART CITY” me standardet kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Në mënyrë të veçantë do të vlerësohet nëse sistemi respekton të drejtën për jetën private dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të garantuara nga Kushtetuta dhe ligji, shkruan Politiko.al.

Për shkak të rëndësisë së çështjes dhe interesit të lartë publik, Avokati i Popullit thotë se do të shqyrtojë edhe mundësinë e angazhimit të një ekspertize të pavarur të jashtme, me qëllim që hetimi të jetë sa më i plotë dhe objektiv.

Çfarë është “Smart City”?

“Smart City” është një projekt kombëtar që synon përdorimin e teknologjisë, kamerave inteligjente dhe sistemeve të integruara të monitorimit për rritjen e sigurisë publike dhe kontrollin e shkeljeve.

Sipas Ministrisë së Brendshme, projekti nuk kufizohet vetëm te vendosja e kamerave, por përfshin një ekosistem të integruar teknologjik dhe një Qendër Komande dhe Kontrolli, përmes së cilës synohet menaxhimi i informacionit dhe reagimi në kohë reale.

Projekti është prezantuar nga qeveria si një investim për sigurinë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore. Kamerat inteligjente synojnë të identifikojnë shkeljet në rrugë dhe të ndihmojnë Policinë në monitorimin e territorit.

Që në vitin 2024, ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla e kishte prezantuar projektin si një sistem që do të mundësonte monitorimin e qyteteve dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve përmes rrjetit të kamerave.

Pse është ngritur shqetësimi për kamerat?

Pikërisht kapaciteti i këtij sistemi për të mbledhur dhe përpunuar informacion mbi lëvizjet e qytetarëve ka hapur debat për privatësinë, sigurinë e të dhënave dhe mënyrën se si përdoret informacioni i mbledhur.

Pyetjet që tashmë do të jenë pjesë e hetimit administrativ lidhen me bazën ligjore të përpunimit të të dhënave, mënyrën e ruajtjes së tyre, personat apo institucionet që kanë akses dhe garancitë që ekzistojnë për të parandaluar përdorimin e tyre përtej qëllimit për të cilin janë mbledhur.

Kjo është edhe arsyeja pse Avokati i Popullit e ka konsideruar të nevojshëm një shqyrtim të posaçëm të projektit, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me standardet kushtetuese për jetën private dhe të dhënat personale./Politiko.al

Tags: Avokati i Popullitpdsmart city
Previous Post

Ku do shkojë Tirana?! Në janar-qershor jepen 5-fish leje për ndërtime rekord

Next Post

Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Next Post
Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al