Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqëria aksionere publike që menaxhonte hapësirën ajrore të Shqipërisë, ka pushuar së ekzistuari. Dy javë më parë, ministria e Ekonomisë në cilësinë e aksionerit të vetëm, ka miratuar çregjistrimin e Albcontrol sha.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit vendosi prishjen pa kaluar në likujdim të shoqërisë Albcontrol sh.a në zbatim të nenit 21 të ligjit Për Ofruesin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror” Albcontrol,” thuhet në vendimin e asamblesë së përgjithshme të aksionarit.

Sipas vendimit, të drejtat dhe detyrimet e Albcontrol sh.a tashmë do të kalojnë tek Enti Publik Albcontrol, i cili do të jetë një ent jobuxhetor.

Mbyllja e shoqërisë publike Albcontrol dhe zëvendësimi i saj me një Ent Publik Jobuxhetor u sanksionua me një ligj të posaçëm dy vjet më parë, si një përpjekje për të shpëtuar paratë e gjobës Becchetti.

Por me sa duket kjo ishte një tentativë e dështuar, pasi të gjitha paratë që ka gjeneruar hapësira ajrore e Shqipërisë prej vitit 2020 mbahen të bllokuara në Bruksel dhe një pjesë e tyre madje janë konfiskuar përfundimisht nga biznesmeni italian.

Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar i Albcontrol, deri në fund të vitit të kaluar, shuma e bllokuar në llogaritë e Albcontrol tek Eurocontroli në Bruksel arriti në 18.3 miliardë lekë ose mbi 193 milionë euro.

Edhe pse tashmë kjo shumë ka kaluar detyrimin e gjobës Becchetti, sërish paratë mbeten aty dhe shteti shqiptar nuk mund të tërheqë dot asnjë qindarkë.

Bllokimi i miliardave në Bruksel e detyroi qeverinë të ndërhynte me paratë e qytetarëve për të bërë të mundur mbajtjen hapur të hapësirës ajrore dhe fluturimeve në Shqipëri.

Fillimisht qeveria dha disa kredi për Albpetrol përmes ministrisë së Financave dhe kompanive të tjera shtetërore, por në fillim të këtij viti, Këshilli i Ministrave detyroi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të kalojë 7 miliardë lekë tek Albpetrol, jo si hua, por si injektim kapitali.

Me pak fjalë, përmës këtij operacioni qytetarët shqiptarët paguan drejtëpërdrejtë paratë e gjobës 130 milionë euro të Becchettit, që erdhi pas sherreve personale të kryeministrit Edi Rama dhe oborrit të tij me biznesmenin italian. Kapitali.al

Previous Post

Çmimet e naftës bien ndjeshëm në bursa, po në Shqipëri a do të ulen po aq shpejt sa rritet?!

Next Post

Altin Dumani hetohet për shpifje në Itali, gjykata e Veronës urdhëron hetime të reja

Next Post
Altin Dumani hetohet për shpifje në Itali, gjykata e Veronës urdhëron hetime të reja

Altin Dumani hetohet për shpifje në Itali, gjykata e Veronës urdhëron hetime të reja

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

November 6, 2026
Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al