Një kështjellë historike në Francë, me vlerë mbi 2.6 milionë euro, është një nga pasuritë e identifikuara të biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar më 24 korrik.
I pyetur për arrestimin e Beqirit dhe pasurinë e sekuestruar, kreu i PD Sali Berisha tha autoritetet duhet të hetojnë imtësisht nëse kështjella është pronë e Beqirit apo e Edi Ramës dhe vëllait të tij.
“Hetimi duhet të jetë ‘kështjella është e Ermal Beqirit, apo e Edi Ramës dhe Olsi Ramës’?! Ai kishte kështjellë, jahte dhe avion. Pra pasuritë e shqiptarëve të vjedhura dhe të shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri. Druaj shumë, megjithatë hetimet do ta tregojnë se kështjella mund të jetë e Edi Ramës. Pasi ai nuk do të toleronte në rrethin e tij, shtjellarë të tjerë përveç vetes së tij”, tha Berisha.







