Thursday, July 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kali i Tro(y)jës në biznesin e kumarit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kali i Tro(y)jës në biznesin e kumarit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Troy është një qytet në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rreth 90 mijë banorë. Disa vite më parë në këtë qytet, brenda një rreze prej 5 kilometrash, kanë jetuar edhe tre shqiptarë me familjet e tyre.

Sipas regjistrit publik të adresave të SHBA-ve, 55 Pineview është një vilë e gjendur përgjatë bulevardit Livernois. Në këtë vilë ka jetuar Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

55 Pineview Troy

Një bllok më tutje, më pak se një kilometër në jug të vilës ku ka jetuar zoti Rama, ka jetuar një tjetër shqiptar, i quajtur Gert Haka. Ndërsa 3 kilometër më në veri rezulton të ketë jetuar Gerti Lumani.

Banimi për një moment të caktuar në Troy të Michiganit nuk është e përbashkëta e vetme mes këtyre tre emrave. Kohë më vonë, ata do të bëheshin sërish bashkë. Këtë herë në Shqipëri, në biznesin e kumarit.

Vitin e kaluar Kapitali publikoi një seri investigimesh për shitjen e kazinosë Arena dhe dyshimet për pastrimin e parave në këtë transaksion. (Lexo këtu dhe këtu). Në ato shkrime ne publikuam se pronari i ri i kazinosë Arena ishte Gerti Lumani dhe se fijet e këtij transaksioni e kanë origjinën në Troy të Michiganit.

Por çështja u rikthye sërish në vëmendje 8 muaj më vonë, kur partia Demokratike akuzoi drejtëpërdrejtë vëllain e kryeministrit Olsi Rama si pronarin real të kazinosë dhe se dy Gertat ishin veç prestanomet e tij.

Deri tani nuk ka asnjë dokument që e lidh Olsi Ramën me kompanitë e kazinosë. Fakti ku PD e bazon akuzën e saj është njohja dhe miqësia e Olsi Ramës me Lumanin dhe Hakën si dhe fakti që të tre kanë jetuar në Troy të Michiganit.

Megjithatë pas kësaj akuze publike dhe të drejtëpërdrejtë, vëllai i kryeministrit dhe vetë Kryeministri kanë heshtur duke mos e përgënjeshtruar.

Një fantazmë nga Venezuela

Kompania që operon Arena Casino quhet Space+ dhe është e regjistruar në Shqipëri. Aksionet e saj zotërohen 100 për qind nga një tjetër kompani e regjistruar në Shqipëri, e cila quhet GLG Investment.

GLG Investment u themeluar në vitin 2024 nga Gerti Lumani, por pak kohe pas themelimit aksionet e saj iu shitën në SHBA, një kompanie të quajtur Lake Horizont LLC, e cila është e regjistruar në Wyoming të SHBA-ve nga Joselises Maraday. Kjo kompani është guacka që fsheh pronarin real të Arena Casino.

Joselises Maraday, i cili figuron si themeluesi i Lake Horizont në Wyoming dhe pronari fundor përfitues i Arena Casino në Qendrën Kombëtare të Biznesit është një agjent regjistrues.

Shteti i Wyomingut është një nga më problematikët për transparencën e korporatave, pasi nuk kërkon as zbulimin e pronarëve përfitues dhe madje as të anëtarëve të bordit.

Maraday është thjesht agjenti organizues i kompanisë, një term ligjor i cili tregon personin që depoziton letrat në divizionin e korporatave për themelimin e një biznesi. Por organizuesi nuk është pronari i kompanisë. Ai është thjesht punonjës i një kompanie, që merret me regjistrimin e bizneseve për llogari të të tjerëve.

Pra, ndonëse në regjistrin e QKB-së, Maraday figuron si pronari i kazinosë, ai është thjesht një person që nuk ka asnjë lidhje me pronësinë. Kjo përforcohet edhe nga një tjetër fakt.

Administratori i GLG Investments në Shqipëri, pra kompaninë që zotëron aksionet e SPACE+ dhe që u ble nga Lake Horizont është Kevin Sea McGowen. Ky administrator u emërua nga Gerti Lumani dhe nuk u ndryshua nga pronari i ri i GLG, pra shoqëria Lake Horizont.

Kjo është një praktikë shumë e pazakontë, pasi kur blihet një kompani, zakonisht pronari i ri vendos njeriun e tij për të drejtuar kompaninë dhe nuk lë atë të shitësit. Por Joselis Maraday nuk është pronari i kazinos. Madje dyshimet janë se ky mund të jetë një emër fake dhe jo njeri real. Ky dyshim ka disa baza.

Skemë komplekse fshehje

Pronarët reale të Arena Casino kanë përdorur një skemë komplekse për të fshehur veten. Së pari, kanë zgjedhur shtetin e Wymonigut për të themeluar kompaninë, për shkak se ky shtet nuk kërkon transparencë dhe dokumentacion për pronarët apo anëtarët drejtues të biznesit.

Së dyti, ndonëse kompania është regjistruar në Wyoming, adresa e saj zyrtare është në Miami. Më saktësisht në 175 SW 7th Street Suite 1517, FL 33130. Kjo adresë është një zyrë virtuale, pra thjesht një adresë postare, në apartamentin e një kullë në Miami. Në këtë zyrë e kanë adresën më shumë se 2500 kompani.

Të gjitha veprimet për themelimin e kompanisë janë bërë një kompani regjistruese e quajtur Registered Agents Inc. Kjo kompani është një nga më të njohurat në SHBA për fshehjen e pronësisë së bizneseve.

Një investigim i Wired gjeti se Registered Agents Inc ka përdorur me mijëra emra të rremë, pra persona jo realë, si pronarë të bizneseve që regjistronte. Investigimi e quan Registered Agents Inc. si fabrika e sekreteve. (Lexo këtu)

Kjo është arsyeja se pse dyshohet që Joselises Maraday, personi i cili figuron si pronari i kazinosë Arena në Shqipëri, mund të jetë thjesht një emër i rremë dhe jo person realë. Në rekordet publike për këtë person nuk gjendet asgjë.

Pra zgjedhja e shtetit të Wyomingut për të themeluar kompaninë, adresa virtuale në Miami dhe kryerja e veprimeve përmes Registered Agents Inc janë një skemë e mirëmenduar dhe komplekse për të fshehur pronësinë reale të kazinosë.

Tashmë të gjitha veprimet për postimin e dokumentave në regjistrin e biznesit të Wymoingut për Lake Horizont LLC kryhen me firmën e punonjësve të Registered Agents, kurse ato të taksave kryhen nga punonjësit e një tjetër zyre kontabiliteti, që quhet James Baker CPA. Kjo është kompania që ka zyrën e famshme virtuale në Miami.

Pronarët e Arena Casino janë të fshehtë dhe nuk figurojnë në asnjë dokument zyrtar ose jo. Në Shqipëri pronar figuron një fantazmë venezueliane, që me gjasë mund të mos jetë fare njeri real. E gjitha kjo është një shkelje e madhe ligjore.

Ligji për lojrat e fatit në Shqipëri kërkon që pronarët dhe administratorët e kompanive të kumarit të jenë të identifikueshëm dhe të kenë dëshmi penaliteti të pastër, në të kundërtën nuk mund të liçencohen dot. Por cili është pronari i kazinosë në Stadiumin Arena Kombëtare?

Opozita thotë se është Olsi Rama. /Kapitali.al

Previous Post

A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

Next Post

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Next Post
Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
Uncategorized

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot

by Redaktor Redaktor
July 28, 2026
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti...

Read moreDetails
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

July 26, 2026
Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

July 24, 2026
Arisa Cane pason Evis Salën, emërimi i dytë nga Spitali Amerikan rikthen në fokus lidhjet e Klodian Allajbeut me institucionet publike

Arisa Cane pason Evis Salën, emërimi i dytë nga Spitali Amerikan rikthen në fokus lidhjet e Klodian Allajbeut me institucionet publike

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në të qara: Më kanë marrë 730 mijë paund

Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në të qara: Më kanë marrë 730 mijë paund

July 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

July 30, 2026
Kali i Tro(y)jës në biznesin e kumarit

Kali i Tro(y)jës në biznesin e kumarit

July 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al