Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Pas dy episodeve të njëpasnjëshme të helmimit të studentëve të Akadamisë së Sigurisë, kompania furnizuese me ushqim, “Sori-Al” ka ndryshuar strukturën e pronësisë.

Alma Tafani, pronarja jetëgjatë e subjektit që shpërndan prodhime ushqimore catering, njëkohësisht bashkëshortja e ish-Kreut të Dhomës së Tregisë së Tiranës, Nikolin Jaka, ka vendosur të shesë aksionet e shoqërisë për një shumë prej më shumë se 2 milionë euro.

Në foto: Sipërmarrësja Alma Tafani

Kontrata e shitjes është nënshkruar në 29 qershor 2026, pak pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), nën drejtimin e ish-deputetes socialiste, Blerina Gjylameti, deklaroi pastërtinë e ushqimit të konsumuar nga 60 studentët e Akademisë, të cilët u paraqitën në qendrën e Urgjencës me shenja helmimi.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ende nuk e ka thënë fjalën e saj për hetimet e nisura për dy ngjarjet identike, të ndodhura e para në Maj dhe e dyta në qershor të këtij viti.

Në foto: Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti

Burime nga institucioni i Akuzës së kryeqytetit thonë se janë ende duke u kryer veprimet proceduriale për të kuptuar më mirë se cili ishte shkaku i helmimit dhe burimi i tij.

Pasi kompania “Sori-Al” mohoi publikisht që të jetë shkaktare e dy episodeve në Akademinë e Sigurisë, ortakja e vetme, Alma Tafani vendosi të shesë të gjithë aksionet. Sipas kontratës me kusht, të lexuar nga “Boldnews.al”, shuma prej më shumë se 2 milionë euro do të paguhet në tre këste, brenda tre vitesh.

Blerësi merr përsipër që të paguajë për çdo vit nga 678 mijë euro. Por, kush është blerësi?

Pronari i ri i “Sori-Al” shpk është Ramazan Troka, një emër që shfaqet shpesh në transaksione me Alma Tafanin dhe Nikolin Jakën.

Troka, “blerësi i përhershëm”

Ramazan Troka është një personazh që, për disa “rastësi interesante”, shfaqet pranë çiftit të biznesmenëve Jaka-Tafani, sa herë që kompanitë e e lidhura me ta kanë probleme me imazhin.

Në vitin 1997, Nikolin Jaka dhe një bashkëpunëtor i tij, krijojnë kompaninë “KPL” (fillimisht me emrat “SO.RI” dhe më tej “Avancia” shpk), me aktivitet në fushën e shpërndarjes së ushqimeve (catering) për spitale e ristorante.

Në foto: Biznesmeni Nikolin Jaka, bashkëshort i Alma Tafani

Në mars të vitit 2007, Alma Tafani bëhet ortake e vetme e shoqërisë. Vetëm pak muaj më pas, në nëntor të atij viti, Tafani i shet të gjithë aksionet e kompanisë “KPL” tek Ramazan Troka.

Gjatë kohës që “KPL” shpk ishte zyrtarisht në pronësi të Ramazan Trokës, emri i kompanisë u përfshi në disa aludime për tendera të favorizuar, sidomos tek ato të zhvilluara nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë (QSUT). Pikëpyetjet publike u ngritën, sidomos në periudhën 2022-2024.

Pasi u shua disi zhurma e këtyre dyshimeve, kompania “Sori-Al”, në pronësi të Alma Tafanit, blen sërish aksionet e shoqërisë “KPL”. Transaksioni u krye në vitin 2025 dhe Ramazan Troka deklaroi në kontratë se i kishte shitur të gjithë aksionet e tij për shumën 45 milionë lekë të reja.

Më tej, subjekti “Sori-Al” e Alma Tafanit i kalon të gjithë aksionet tek individi Alma Tafani, e cila rezulton ende pronare e vetme e “KPL” shpk.

Ndërkohë, kompania kryesore e Tafanit, “Sori-Al”, është krijuar në vitin 2003, me objekt të aktivitetit të saj “ofrimin e shërbimit të furnizimit me ushqim…”. Tafani ka qenë thuajse gjatë të gjithë kohës aksionere e vetme e “Sori-Al”.

Përjashtim bën vetëm një periudhë, gati një-vjeçare, mes viteve 2019-2020, në të cilën pronare e “Sori-Al” u bë nëna e saj, Nife Tafani.

Në dhjetor 2020, Alma Tafani rikthehet pronare e “Sori-Al”, deri pak ditë më parë, kur u përfshi në vorbullën publike që shoqëroi dy incidentet me helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Pasi kaloi “stuhinë” fillestare, me ndihmën edhe të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Alma Tafani ka vendosur të shkëpusë, të paktën përkohësisht, lidhjet e saj me “Sori-Al”.

Në foto: Kontrata e shitjes me kushte e aksioneve të “Sori-Al”

Për këtë, është gjetur sërish “blerësi i përhershëm”, Ramazan Troka. Ai mori përsipër që të paguajë për 36 muaj shumën 2 milionë euro.

Troka është regjistruar tashmë si pronar i “Sori-Al”. Por, ai do të shënohet si pronar përfundimtar vetëm nëse plotëson kushtetin që, brenda tre vitesh, të paguajë këstet e detyrimit financiar.

Në rast se Ramazan Troka nuk i paguan në kohë, atëherë kompania i rikthehet sërish pronares së mëparshme, Alma Tafani. Deri atëherë, ndoshta është harruar historia e helmimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Tags: Alma TafaniHelmimi te AkademiaSori-Al
Previous Post

Publikohet kalendari, ja datat e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026

Next Post

Ministri i Jashtëm serb e konfirmon: Do të hapim zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc

Next Post
Ministri i Jashtëm serb e konfirmon: Do të hapim zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc

Ministri i Jashtëm serb e konfirmon: Do të hapim zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al