Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detaje/ Ermal Beqiraj u arrestua pasi fluturoi mbi një central bërthamor, hetohet edhe pista e spiunazhit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Detaje/ Ermal Beqiraj u arrestua pasi fluturoi mbi një central bërthamor, hetohet edhe pista e spiunazhit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Media franceze Le Journal du Dimanche ka zbuluar detaje të reja mbi arrestimin e Ermal Beqirajt, shqiptarit të shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “AKSHI”.

Sipas artikullit, Beqiraj u ndalua pasi fluturoi me një avion të vogël mbi centralin bërthamor të Penly në Normandi, në një lartësi më të ulët se ajo e lejuar. Pas sinjalizimit, Forcat Ajrore Franceze shoqëruan avionin deri në aeroport, ku ai u arrestua nga policia.

Hetuesit francezë kanë ngritur dyshime edhe për pistën e spiunazhit, për shkak të profilit të Beqirajt dhe faktit se gjatë kontrollit iu gjetën tre pajisje GPS të tipit AirTag të fshehura në rrobat e tij.

Ai deklaroi se kishte gabuar lartësinë e fluturimit, por shpjegimet e tij u konsideruan të paqarta.

Sipas medias franceze, Beqiraj është dënuar me 7 mijë euro gjobë për shkeljen e rregullave të fluturimit, ndërsa më pas është dorëzuar pranë autoriteteve kompetente.

Burime të cituara në artikull konfirmojnë se ai është i njëjti Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Artikulli i plote i Geoffroy Antoine, LA JOURNAL DU DIMANCHE

Profili i të ndaluarit i ka habitur hetuesit. Sipas informacioneve tona, të shtunën pasdite një avion i vogël civil fluturoi në mënyrë të pazakontë mbi centralin bërthamor të Penly, në departamentin Seine-Maritime.

Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3.700 këmbësh (rreth 1.200 metra), piloti papritur uli avionin në 3.500 këmbë, pra nën kufirin ligjor të lejuar për fluturimin mbi një zonë të ndjeshme.

Pasi u njoftua menjëherë, Forcat Ajrore dhe Hapësinore Franceze dërguan një mjet ajror për ta shoqëruar avionin deri në aeroportin e Albert, në departamentin Somme. Atje, piloti pritej nga policia, e cila e arrestoi menjëherë dhe e vendosi në ndalim policor.

Profili i të dyshuarit, i marrë në pyetje nga hetuesit, ngre shumë pikëpyetje. Ermal B., shtetas shqiptar, është tashmë i njohur për drejtësinë franceze dhe atë shqiptare për mashtrim financiar, mashtrim në grup të organizuar, si dhe për aktivitete të ndryshme të paligjshme të lidhura me piraterinë kompjuterike. Përveç kësaj, ndaj tij ekziston edhe një urdhër kërkimi i lëshuar nga autoritetet shqiptare. Burimet konfirmojnë për Syrin se Ermal. B është Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim për dosjen e AKSHI-t.

Një fakt i pazakontë ishte se gjatë kontrollit fizik, forcat e rendit gjetën tre pajisje AirTag të fshehura në rrobat e tij.

Këto pajisje të vogla GPS, të prodhuara nga Apple, përdoren për të lokalizuar dhe gjurmuar objektet ose personat që i mbajnë me vete. Sipas informacioneve tona, ky detaj i ka orientuar hetuesit drejt një piste tjetër: piloti mund të ketë vepruar nën detyrimin ose kontrollin e një porositësi.

Përgjigjet e Ermal B. gjatë marrjes në pyetje u konsideruan të paqarta. Sipas burimeve tona, ai deklaroi se kishte gabuar lartësinë e fluturimit dhe u tha hetuesve se ishte duke folur në telefon me nënën e tij në momentin kur kaloi mbi centralin bërthamor.

Gjithçka në versionin e tij ka ngritur dyshime, përfshirë edhe planin e fluturimit. Ai ishte nisur nga qyteti i vogël Albert, kishte fluturuar drejt Calais, më pas kishte kaluar mbi Bretanjë, për të përfunduar duke kaluar mbi centralin bërthamor të Penly.

Image

Centralet bërthamore në shënjestër të huajve

Sipas informacioneve tona, shtetasi shqiptar u dënua me procedurë të përshpejtuar me 7.000 euro gjobë për fluturim të ndaluar. Më pas ai iu dorëzua Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO). Pas kësaj pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Përveçse është një central bërthamor me rëndësi të madhe, Penly është edhe vendi ku po ndërtohen reaktorët e rinj bërthamorë EPR-2, një projekt që ndiqet me interes nga e gjithë bota.

Në vitin 2014, disa centrale bërthamore franceze ishin fluturuar nga dronë. Edhe muajt e fundit, disa dronë të paidentifikuar kanë kaluar mbi objekte të ndjeshme ose ushtarake. Bëhet fjalë për një seri fluturimesh të organizuara me kujdes, të cilat autoritetet franceze ende nuk ia kanë atribuar zyrtarisht ndonjë shteti të huaj.

 

 

Tags: AKSHIarrestimErmal Beqirajfrancespak
Previous Post

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuari i SPAK për dosjen “AKSHI”

Next Post

Në kërkim nga SPAK për skandalin e tenderave të AKSHI-t, policia jep detajet për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë

Next Post
Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuari i SPAK për dosjen “AKSHI”

Në kërkim nga SPAK për skandalin e tenderave të AKSHI-t, policia jep detajet për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

September 15, 2026
Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al