Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I mbyllur për qytetarët, Pallati i Kongreseve shndërrohet në “lokal dasmash” për djalin e biznesmenit Kadri Morina

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
I mbyllur për qytetarët, Pallati i Kongreseve shndërrohet në “lokal dasmash” për djalin e biznesmenit Kadri Morina
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Kur bëhet fjalë për pasuritë publike në këtë vend, qytetarët janë thjesht qiradhënës të detyruar që paguajnë faturat, ndërsa oligarkët dhe miqtë e oborrit janë pronarë me kohë të plotë.
Rasti më i fundit në Pallatin e Kongreseve është epitoma e talljes me taksapaguesit: një institucion i shndërruar brenda natës nga shtëpi arti në sallë solemnitetesh për dasma private!
Më 21 korrik, qindra qytetarë që kishin blerë biletat për të shijuar koncertin e legjendarit italian Zucchero u përballën me një surprizë të hidhur. Në vend të tapetit të kuq të artit, gjetën dyert e bllokuara, korridore rrugë-dytesore dhe kaos total.
Arsyja? Pallati i Kongreseve ishte kapur për fyt nga përgatitjet madhështore për dasmën e djalit të biznesmenit Kadri Morina, mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama.
Pra, llogaria është e thjeshtë:
Për qytetarin e thjeshtë që paguan biletën: Hyrje alternative, korridore shërbimesh, stres dhe konfuzion.
Për djalin e mikut të pushtetit: Pallati i madh, skena, dritat dhe oborri shtetëror në dispozicion absolut për orkestrën e dasmës.
Kjo nuk është thjesht një shkelje e rregullave; është një arrogancë e pastër që tregon se si pronat e përbashkëta trajtohen si çifligje private. Pallati i Kongreseve nuk u ngrit që aty të festohen gëzimet familjare të elitës ndërkohë që kultura dhe publiku përplasen në derën e pasme.
Institucionet tona, zakonisht kaq efikase kur duhet t’i marrin lekët qytetarëve, tani heshtin. Kush e dha këtë leje? Me çfarë tarifash, kriteresh dhe vendimesh një aset kombëtar bllokohet për një dasmë private, duke sakrifikuar një aktivitet kulturor të paralajmëruar?
Qytetarët nuk mund të trajtohen si qiraxhinj të padëshiruar në shtëpinë e tyre. Kur taksat e shqiptarëve mirëmbajnë muret e Pallatit të Kongreseve, e drejta për të hyrë aty nuk mund t’i nënshtrohet listës së të ftuarave të dasmës së radhës së pushtetit!/JOQ
Tags: eurosigKadri Morinapallati i kongreseve
Previous Post

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

Next Post

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Next Post
SPAK mbyll hetimet për grupin e mashtrimit të gjermanëve me Call-Center, çon në gjyq 8 persona

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

September 15, 2026
Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al