Sunday, July 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

10 vjet pas/ Reforma rehatoi vetëm Ekspertët e “Drejtësisë së Re”, gjyqet zgjasin “një jetë”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
10 vjet pas/ Reforma rehatoi vetëm Ekspertët e “Drejtësisë së Re”, gjyqet zgjasin “një jetë”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews

Fatmir Xhafaj, ish-drejtuesi i Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, e konsideroi “histori suksesi” atë që u ngjiz 10 vjet më parë, në një Parlament që ishte më shumë nën trysninë e partnerëve ndërkombëtarë për të shënuar “plus” në listën e tyre të gjërave që kishin marrë përsipër, se sa të pastër në vullnetin e tyre për t’i dhënë shqiptarëve një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe llogaridhënës.

Për të kuptuar hipokrizinë e Xhafajt dhe të gjithë atyre që e mbështesin filozofinë e tij, mund të mjaftojnë vetëm pak rreshta nga raportet vjetore për vitit 2025 të institucioneve të “Drejtësisë së Re”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor: “Vonesat e zgjatura në shqyrtimin dhe përfundimin e çështjeve nuk përfaqësojnë thjesht një problem procedural, por reflektojnë kufizime strukturore në aftësinë e sistemit për të garantuar akses real dhe në kohë në drejtësi”.

Gjykata e Lartë: “Në fillim të vitit 2025, Gjykata e Lartë ka hyrë me një stok dosjesh (backlog) prej 20,888 çështjesh në pritje të gjykimit, duke reflektuar një stok të konsiderueshëm të trashëguar nga vitet e mëparshme…”.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm: “Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka hyrë në vitin 2025 me një stok prej 41,700 çështjesh në pritje të gjykimit, duke reflektuar një nivel të lartë të backlog-ut strukturor… “Koha mesatare për shqyrtim e një dosje civile është nmbi 6 vite (2318 ditë), ndërsa për çështje panel 920 ditë mesatarisht, afate që mbeten shumë të lartë…”.

Gjykata Administrative e Apelit: “Në fillim të vitit 2025, Gjykata Administrative e Apelit ka hyrë me një stok të akumuluar prej 23,862 çështjesh në pritje. Afati mesatar për shqyrtimin e dosjeve është 2.634 ditë (rreth 7.2 vite)…”.

Prokurori i Përgjithshëm: “Ndër sfidat kryesore të periudhës ka qenë edhe zgjatja e proceseve penale dhe ngarkesa e lartë si pasojë e vakancave të krijuara nga procesi i rivlerësimit kalimtar (Vetingut)…”.

Përballë këtyre raportimeve, Xhafaj, i cili aktualisht drejton Komisionit Parlamentar të Nismave Qytetare dhe Mbikqyrjes së Institucioneve, lëshoi kritika të forta ndaj titullarëve të tyre, duke vlerësuar se nuk po tregoheshin efikas.

Pra, për Xhafaj, ai kishte të drejtë, ndërsa të gjithë të tjerët ishin gabim dhe jo shumë të aftë për të përmbushur detyrat e tyre funksionale. Disi paradoksale, por kjo ishte ajo që ndodhi gjatë javëve të fundit në Komisionin e tij.

Ai është i bindur se Reforma është “histori suksesi”. Në fakt, ka një “sukses” në të gjithë këtë histori-është “rehatimi” i Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Reformës në Drejtësi, të gjithë bashkëpunëtorë të ngushtë të Fatmir Xhafaj, në piramidën e sistemit gjyqësor.

Janë emra, të cilët, në variantin e parë të Reformës, nuk duhet të përfitonin poste në “Drejtësinë e Re”. Por, një modifikim i momentit të fundit, e shmangu këtë ndalim, duke u krijuar autostradën e këtyre personazheve që të merrnin kontrollin e sistemit.

Ekspertët e rehatuar

Në internet gjendet akoma aktive faqja e hapur në vitin 2016, me emërtimin “Reforma në Drejtësi”. Në krye të saj gjendet slogani: “Në mos sot, kur. Në mos ne, kush?” Natyrisht, ata “ne”, pra maxhoranca socialiste dhe ekspertët e Nivelit të Lartë e bënë Reformën në Drejtësi, ashtu siç e dëshironin vetë.

Pas “lodhjes”, të gjithë emrat e ekspertëve u rehatuan në krye të “Drejtësisë së Re”

– Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë

– Ilir Panda, zv.Kryetar i Gjykatës së Lartë;

– Gent Ibrahimi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese;

– Marjana Semini, anëtare e Gjykatës Kushtetuese;

– Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës;

– Ardian Dvorani, (ish) kryetar në detyrë i Gjykatës së Lartë, aktualisht drejtues i Gjykatës së Apelit Administrativ;

– Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës;

Krahas tyre, dashamirësia politike e maxhorancës u krijoi “rehati” edhe anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit-KPK dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit-KPA (strukturat e Vetingut);

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Genta Bungo Tafa, ish-drejtuese e KPK-së, aktualisht Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, emëruar në Parlament vetëm me votat e socialistëve;

Olsi Komici, ish-anëtar i KPK-së, aktualisht deputet i Partisë Socialiste;

Pamela Qirko, ish-drejtuese e KPK-së, njëkohësisht motra e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e propozuar për t’u emëruar si titullare e Agjencisë Shtetërore të Sigurimit të Depozitave;

Roland Ilia, ish-drejtues i KPK-së, kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese;

Lulzim Hamitaj ish-anëtar i KPK-së, kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese;

Kolegji i Posaçëm i Apelimit

Pesë nga shtatë anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (shkalla e dytë e Vetingut) u emëruan gjyqtar në Apel, në përfundim të mandatit të tyre 9-vjeçar, në qershor 2026.

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi sistemin në nivel Apeli të ish-anëtarëve të KPA-së: Ina Rama, Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tase.

Përveç këtyre emrave, edhe një mori individësh që shërbyen si ndihmës të Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi në vitin 2016, u emëruan në poste kyçe shtetërore e administrative. Ndër ta veçohet Etilda Gjonaj, e cila mbajti për disa kohë postin e Ministrit të Drejtësisë. Të tjerë personazhe janë shpërndarë në hierarkinë e lartë administrative, përfshirë drejtorë kabinetesh, sekretarë të përgjithshëm, etj.

Për këta, Reforma në Drejtësi ishte sukses, siç pretendon Fatmir Xhafaj.

Previous Post

Ish-zv.ministri socialist akuza Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

July 24, 2026
Arisa Cane pason Evis Salën, emërimi i dytë nga Spitali Amerikan rikthen në fokus lidhjet e Klodian Allajbeut me institucionet publike

Arisa Cane pason Evis Salën, emërimi i dytë nga Spitali Amerikan rikthen në fokus lidhjet e Klodian Allajbeut me institucionet publike

July 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

10 vjet pas/ Reforma rehatoi vetëm Ekspertët e “Drejtësisë së Re”, gjyqet zgjasin “një jetë”

10 vjet pas/ Reforma rehatoi vetëm Ekspertët e “Drejtësisë së Re”, gjyqet zgjasin “një jetë”

July 26, 2026
Ish-zv.ministri socialist akuza Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!

Ish-zv.ministri socialist akuza Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!

July 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al