Protesta e zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit është raportuar gjerësisht edhe nga mediat e huaja.
“Al Jazeera” shkruan se protestuesit sulmuan me vezë makinat e deputetëve socialistë, në vijim të protestës e cila hyri në javën e 7-të.
“Protestuesit shqiptarë kanë qëlluar përsëri me vezë ligjvënësit, ndërsa demonstratat anti-qeveritare kundër korrupsionit dhe resortit vazhdojnë për javën e shtatë”, shkruan media ndërkombëtare.
Një protestuese, e pyetur nga gazetarët, përmend kërkesat që kanë duke filluar nga dorëheqja e kryeministrit dhe anulimin e disa ligjeve.
“Populli shqiptar nuk gënjehet më. Po e shesin Shqipërinë. Atdheu është në rrezik dhe ne jemi çuar”, tha ajo.







