Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Katër tenderat e mirëmbajtjes së akseve rrugore kombëtare janë shndërruar në një farsë të mirëfilltë, teksa ARRSH praktikisht ka ekzekutuar çdo garë të mundshme financiare.

Kapitali publikon dokumenta zyrtarë që faktojnë se fituesit e llokmës 47.5 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve kryesore të vendit për katër vitet e ardhshme janë paracaktuar pa shkuar fare tek gara financiare mes kompanive, përmes marifetit të skualifikimeve në fazën parakualifikuese, e ashtuquajtura short listing.

Tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare ishin modeluar me dy faza. E para është faza e short listing, ku ARRSH vlerëson kompanitë që plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar. Ato që vlerësohen se i përmbushin kriteret më pas kalojnë në fazën e dytë, ku garojnë me ofertat financiare.

Por ajo që ka ndodhur këtë herë është një batërdi e mirëfilltë, pasi në të katër tenderat ARRSH ka kualifikuar nga vetëm një kompani.

Salillari, Bami, 2T dhe Geci do të garojnë më veten

Ky në foton më poshtë është vlerësimi short listing për kontratën D, që ndryshe njihet si loti 4. Ky lot mbulon mirëmbajtjen e akseve në rajonin jugor të Shqipërisë dhe përfshin rreth 374.1 kilometra rrugë, me segmente si Tepelenë–Gjirokastër, Orikum–Himarë–Borsh, Levan–Vlorë dhe lidhjet drejt Konispolit. Fondi limit për këtë kontratë është gati 1.2 mld lekë ose 12.8 milionë euro.

Farsë 50 milionë euro me mirëmbajtjen e rrugëve / ARRSH

Siç dëshmohet nga dokumenti, ARRSH ka kualifikuar vetëm një kompani për në fazën e dytë, Salillarin. Tashmë Pëllumb Salillari do të garojë me veten dhe sigurisht që është në kushtet për ofruar çmim deri në qindarkën e fundit të fondit limit pa u shqetësuar se do të humbasë tenderin.

E njëjta situatë është edhe në kontratën B ose loti i dytë siç njihet ndryshe. Kontrata B përfshin 294.1 kilometra akse rrugore në rajonin qendror dhe verilindor. Ndër segmentet kryesore janë lidhjet Tiranë–Rinas–Durrës, Thumanë–Milot, si dhe rrugët drejt Bulqizës dhe Peshkopisë. ARRSH ka kualifikuar për garë vetëm kompaninë Bami shpk për këtë lot.

Farsë 50 milionë euro me mirëmbajtjen e rrugëve / ARRSH

Ky lot ka një fond limit prej 1.1 miliardë lekësh ose 11.7 milionë euro dhe tashmë kompania e Besnik Bamit do të garojë me veten, e pashqetësuar nga të tjerë.

Dy lotet e tjerë që plotësojnë golin janë të ashtuquajturat kontrata A dhe kontrata C. Kontrata A mbulon mirëmbajtjen e akseve në rajonin verior dhe përfshin 242.2 km rrugë, ku bëjnë pjesë segmente si Milot–Lezhë, Shkodër–Hani i Hotit, Vau i Dejës–Pukë dhe lidhjet drejt Kukësit e Shëngjinit.

Ky lot ka një fond limit prej rreth 815 mln lekë ose 8.7 milionë euro. Garuesi i vetëm në këtë lot do të jetë Geci shpk.

Ndërkohë kontrata C që është dhe më e madhja në vlerë, mbulon pjesën lindore dhe juglindore të vendit. Kjo kontratë përfshin, rreth 403 km rrugë, duke përfshirë akse si Elbasan–Qafë Thanë, Korçë–Kapshticë, Librazhd–Qukës dhe Lushnjë–Berat dhe ka një fond limit prej 1.37 mld lekë.

Kompania e vetme që do të lejohet të garojë financiarisht për këtë kontratë është 2T-ja e partisë. Kjo kompani zotërohet nga dy aksioner, Dritan Troksi dhe Artan Sako, vëllai i kryebashkiakut socialist të Tepelenës Gramos Sako.

Katër tenderat e mirëmbajtjes së akseve kombëtare të të gjithë vendit instalojnë në Shqipëri një preçedent ku kompanitë janë paracaktuar fituese pa u zhvilluar gara financiare duke ju mundësuar atyre të ofrojnë të qeta në kokë të fondit limit, pa patur frikën se dikush tjetër do ofrojë çmim më të ulët.

Farsë 50 milionë euro me mirëmbajtjen e rrugëve / ARRSH

Praktikisht kjo ësht një farsë. Farsa Kozeli, që ka vendosur të bëhet dhëndërr për herë të dytë, këtë herë me sa duket, me pajë./Kapitali.al

Previous Post

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Next Post

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Next Post
“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

October 18, 2026
Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al