Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pretendime të publikuara online kanë ngritur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj të dhënave që lidhen me ProCredit Bank Albania, duke pretenduar se një sasi e madhe informacioni mund të jetë komprometuar dhe do të hidhej në tregun online.

Në publikimet që qarkullojnë në internet pretendohet për një “paketë” me rreth 2 TB të dhëna, ku përfshihen regjistra klientësh, histori transaksionesh, komunikime dhe të dhëna identifikimi (KYC), të cilat pretendohet se lidhen me operacione call center në Shqipëri.

Megjithatë, deri në këtë moment, këto pretendime nuk janë shoqëruar me prova publike që të konfirmojnë një sulm ndaj sistemeve të ProCredit Bank Albania apo një rrjedhje të të dhënave të klientëve të saj.

Pas interesimit të Maska.al për këto pretendime që po qarkullojnë online, ProCredit Bank Albania ka reaguar zyrtarisht, duke mohuar kategorikisht që të ketë pasur një incident sigurie apo komprometim të informacionit të administruar nga banka.

“ProCredit Bank Albania është në dijeni të referencave të bëra ndaj bankës në publikimet që ju përmendni. Pas verifikimeve të kryera, dëshirojmë të sqarojmë se këto referenca nuk bazohen në fakte që lidhen me aktivitetin apo operacionet e bankës”, thuhet në përgjigjen e bankës për Maska.al.

Banka thekson se nuk ka konstatuar asnjë cenim të sistemeve të saj teknologjike dhe se të dhënat e klientëve vijojnë të jenë të mbrojtura.

“Banka nuk ka pësuar asnjë incident të sigurisë kibernetike dhe nuk ka konstatuar asnjë komprometim të sistemeve, të dhënave apo shërbimeve të saj. Gjithashtu, nuk ekziston asnjë evidencë që të mbështesë pretendime për akses të paautorizuar apo komprometim të të dhënave të klientëve ose të informacionit të administruar nga banka”, deklaron ProCredit Bank Albania.

Sipas bankës, infrastruktura teknologjike monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe zbatohen standarde të avancuara të sigurisë së informacionit për garantimin e mbrojtjes së të dhënave, fondeve dhe interesave të klientëve.

“Siguria e informacionit, integriteti operacional dhe besimi i klientëve mbeten ndër prioritetet tona kryesore. Aktiviteti i bankës vijon normalisht dhe klientët tanë mund të kenë besim të plotë në sigurinë e shërbimeve që ne ofrojmë”, thuhet më tej në reagimin zyrtar.

Deri tani, nuk ka një konfirmim nga autoritetet përgjegjëse për një sulm kibernetik ndaj ProCredit Bank Albania, ndërsa pretendimet e shpërndara në internet mbeten të pakonfirmuara.

Maska.al do të vijojë të monitorojë situatën dhe do të raportojë çdo zhvillim të ri që lidhet me këtë çështje.

Tags: bankeBanke shqiptarehakerimmaska.alProCredit Bankshqipeeite dhenat personale
Previous Post

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë

Next Post

Aksident tragjik në Cërrik, përplasen “kokë më kokë” dy makina, dyshohet për viktima

Next Post
Aksident tragjik në Cërrik, përplasen “kokë më kokë” dy makina, dyshohet për viktima

Aksident tragjik në Cërrik, përplasen “kokë më kokë” dy makina, dyshohet për viktima

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”
AKTUALITET

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

by Redaktor Redaktor
July 9, 2026
0

Një tjetër procedurë prokurimi në Bashkinë Lezhë ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është zhvilluar gara, pasi dokumentet...

Read moreDetails
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

July 10, 2026
Ekskluzive/ Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

Ekskluzive/ Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

July 9, 2026
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër

July 12, 2026
Vangjel Tavo i jep 250 milion lek tenderin pa garë vëllait të ish-deputetit socialist

Vangjel Tavo i jep 250 milion lek tenderin pa garë vëllait të ish-deputetit socialist

July 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drilon Bushati “vetshpallet Mbret” i Porti të Durrësit

Drilon Bushati “vetshpallet Mbret” i Porti të Durrësit

July 14, 2026
Aksident tragjik në Cërrik, përplasen “kokë më kokë” dy makina, dyshohet për viktima

Aksident tragjik në Cërrik, përplasen “kokë më kokë” dy makina, dyshohet për viktima

July 14, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al