Thursday, July 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alessandro Ungaro, “Perandori” i Forex-it në Shqipëri, vijon zhvatjet me ortakët, “komshi” me SPAK e BKH

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Alessandro Ungaro, “Perandori” i Forex-it në Shqipëri, vijon zhvatjet me ortakët, “komshi” me SPAK e BKH
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Cafe Momus, lokali në Rrugën “Panorama”, është baza kryesore nga ku operojnë ortakët shqiptarë të italianit Alessandro Ungaro, fare ngjitur me godinën e SPAK-ut. Pas zbarkimit të gjermanëve dhe austriakëve, kur shumë call center u rrëzuan si kulla letrash, një mafioz italian vazhdon të qeshë në heshtje. Alessandro Ungaro, themeluesi i Smartcom dhe arkitekti i një perandorie të tërë Forexi të paligjshëm, nuk vepron më me duart e tij.

Nëpërmjet “nxënësve” shqiptarë, ai vazhdon operimin nga zyrat luksoze të Rrugës “Panorama”, fare ngjitur me godinën e SPAK-ut dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Alessandro Ungaro, shtetasi italian i lindur më 2 shtator 1958 në Montignoso të Massa-Carrarës, është perandori i padiskutueshëm i Forexit shqiptar. Me ardhjen në Shqipëri në vitin 2013, themeloi Smartcom, kompania e parë që do të shërbente si petk për një aktivitet mashtrues që do të zgjaste më shumë se një dekadë. Por pas goditjeve të shumta dhe tërheqjes së pjesshme nga administratorët direkt, “perandori” nuk u zhduk. Thjesht ndryshoi taktikë.

Ish-punonjës dhe bashkëpunëtorë shqiptarë të tij, të identifikuar si Besmir Masha dhe A.R dhe të stërvitur mirë në artin e mashtrimit, kanë marrë drejtimin e operacioneve në terren. Këta “nxënës” të kthyer në bosë call centerash vazhdojnë të njëjtin aktivitet mashtrues, me të njëjtat premtime jorealiste: depozito 250 euro dhe bëhu milioner. Baza kryesore e tyre është Cafe Momus, një lokal në Rrugën Panorama, por në të njëjtin kompleks ndodhen edhe MOMUS, LIS Medical dhe Skydental. Të gjitha këto kompani lidhen me të njëjtin rrjet, të gjitha operojnë nën hijen e drejtësisë shqiptare, komshi me SPAK dhe BKH.

Rrjeti offshore i “perandorit” të FOREX
Ungaro nuk është thjesht një biznesmen italian. Arkitekti i një rrjeti të tërë kompanish, të shtrira mes Shqipërisë dhe Qipros, funksionojnë si një labirint për të fshehur paratë dhe për të shmangur ligjin.

Në Qipro, Ungaro regjistroi SMARTCOM PROMOTING (CYPRUS) LTD, një kompani offshore e lidhur ngushtë me Capital Index (Cyprus) Ltd., Green Cola Ltd., M.A.P. Corporate Services dhe PMG Islandserve Nominees Ltd. Emrat e D.Plati dhe S.P figurojnë në këtë rrjet, si nominee dhe administratorë të kompanive që shërbejnë si mbulesë për miliona euro të qarkulluara jashtë kontrollit.

Në Shqipëri, Ungaro themeloi në vitin 2016 AM Holding, strukturën zotëruese mbi të gjithë perandorinë. Nëpërmjet saj, kontrollohen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kompani të tëra. Por emri i tij zyrtarisht si administrator shfaqet vetëm te Kokoshka. Pjesa tjetër e rrjetit mbahet përmes personave të tjerë: D.K, S.M, A.M, B.M, A.R.

Pesë kompani të ndryshme në Tiranë, të gjitha të lidhura me telemarketing dhe brokerim financiar të palicencuar. Dhjetëra milionë euro të qarkulluara çdo vit. Qindra gjurmime nga FBI, FIU dhe institucionet e Komunitetit Europian. Aktiviteti i brokerimit financiar ushtrohet pa licencë nga AMF, ndërsa regjistrimi i objektit “brokerim” në QKB dyshohet se është bërë me dijeninë e një punonjësi të korruptuar.

E megjithatë, perandoria qëndron në këmbë.

Ungaro i ka mbijetuar aksioneve të shumta. Ka parë si u rrëzuan call center-at e tjerë pas zbarkimit të hetuesve gjermanë dhe austriakë, por “perandori” dhe “nxënësit” e tij vazhdojnë të operojnë nga Rruga Panorama, pothuajse ngjitur me godinën ku ndodhet SPAK-u dhe BKH-ja.

Për këtë perandori nuk dihet se sa kohë do të vazhdojë të qeshë në heshtje, apo nëse SPAK-u do të ndërmarrë më në fund veprime konkrete kundër një rrjeti që operon hapur në zemër të Tiranës. /Pamfleti

Tags: “komshi”“Perandori” i Forex-itAlessandro UngaroBKHshqiperispakzhvatjet me ortakët
Previous Post

Nga Ornela Cuadari tek Klevis Xheleshi/ Zbulohen emrat e tjerë të grupit të Call Centerave

Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre
AKTUALITET

Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

by Redaktor Redaktor
July 7, 2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku tre vajza adoleshente kanë dhunuar një bashkëmoshatare, në një banesë.  ...

Read moreDetails
Si ndodhi sherri në Bllok, Nadir Çausholli i CFO Pharma vuri një karikues elektrik…

Si ndodhi sherri në Bllok, Nadir Çausholli i CFO Pharma vuri një karikues elektrik…

July 6, 2026
Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

July 6, 2026
Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

July 6, 2026
Sherri në mes të ish-Bllokut, Policia “fundos” biznesmenin Nadir Çausholli

Sherri në mes të ish-Bllokut, Policia “fundos” biznesmenin Nadir Çausholli

July 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alessandro Ungaro, “Perandori” i Forex-it në Shqipëri, vijon zhvatjet me ortakët, “komshi” me SPAK e BKH

Alessandro Ungaro, “Perandori” i Forex-it në Shqipëri, vijon zhvatjet me ortakët, “komshi” me SPAK e BKH

July 9, 2026
Nga Ornela Cuadari tek Klevis Xheleshi/ Zbulohen emrat e tjerë të grupit të Call Centerave

Nga Ornela Cuadari tek Klevis Xheleshi/ Zbulohen emrat e tjerë të grupit të Call Centerave

July 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al