Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tre javë rezistencë, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tre javë rezistencë, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar “revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare që nga rënia e sistemit komunist në Shqipëri. Pakënaqësi të mbartura prej vitesh po artikulohen publikisht, duke refuzuar të përfaqësohen nga politika tradicionale.

Tri javë rezistencë

Rezistenca e protestës nuk mund të shpjegohet vetëm me ngjarjet e javëve të fundit. Për akademikun Artan Fuga, ajo është produkt i një pakënaqësie që është ndërtuar prej vitesh jashtë institucioneve dhe politikës tradicionale.

“Protesta lexohet si një shpërthim i papritur zemërimi vetëm për ata që kanë zgjedhur të injorojnë atë që prej vitesh artikulohej në rrjetet sociale” – thotë ai për Deutsche Welle, duke shtuar se “në 5 – 6 vitet e fundit, pakënaqësia e shprehur në rrjetet sociale ka qenë e jashtëzakonshme”.

Sipas Fugës, kritika është forcuar vazhdimisht ndaj politikave qeveritare, kryeministrit dhe opozitës. Në thelb, argumenton ai, është konsoliduar bindja se “pozita dhe opozita janë e njëjta gjë, pjesë e një establishmenti të përbashkët” që vazhdon të dominojë jetën politike shqiptare prej dekadash.

Boll me klasën e vjetër politike

Sipas politologut Blendi Kajsiu në shesh po bashkëjetojnë kauza dhe ide që shpesh gjenden në anë të kundërta të spektrit politik. Sipas tij, ajo që i bashkon protestuesit nuk është më ideologjia, por refuzimi i modelit politik.

“Jemi dëshmitarë të një krize të thellë të modelit demokratik shqiptar” – argumenton Kajsiu për Deutsche Welle. Protestuesit nuk po kundërshtojnë vetëm qeverinë, por një sistem që ka privatizuar pushtetin dhe përfaqësimin politik. “Askush nuk është dakord me modelin e demokracisë private që ka ndërtuar Ramadhe Berisha” – thotë ai, dhe shton se narrativa kryesore e protestës është “boll me klasën e vjetër politike”.

Akademiku Artan Fuga thotë se në shoqerine shqiptare ka ndodhur ajo qe sociologjia perendimore e ka shpjeguar prej dekadash, se “nese rrotacioni politik nuk freskon elitat politike, në një dite të caktuar ato elita ndodhen përpara revoltës dhe presionit te rrugës”. Sipas tij, një pjesë e opinionit publik arriti në përfundimin se ndryshimi politik ishte bërë pothuajse i pamundur, me mazhorancën që mbështetet në një sistem që favorizon partinë në pushtet dhe opozitën e përfshirë në kriza të brendshme, pa një alternativë bindëse.

Zverneci, simbol i modelit politik

Pamjet kur në rërën e Zvërnecit, para kamerave të telefonave dhe në prani të policisë së shtetit,  tërhiqej zvarrë nga punonjës të sigurisë private një protestues, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Revolta shpërtheu.

Për akademikun Artan Fuga, ajo skenë shpjegon pse një protestë për mbrojtjen e natyrës u shndërrua në diçka shumë më të madhe.

“Ishte një element shokues, rrënqethës për opinionin publik shqiptar” – thotë ai. “Ngjarja nxori në pah raportin e qytetarit me shtetin, të individit me të drejtat e tij dhe përplasjen mes interesit privat dhe të drejtës publike”. Këto, sipas tij janë çështje themelore në shoqërinë shqiptare, për të cilat prej kohësh janë shfaqur pakënaqësi të mëdha.,

Politologu Blendi Kajsiu thotë se hapësira publike nuk përfshin vetëm territorin, por edhe institucionet, shtetin dhe partitë politike.

Në këtë kontekst, gardhi i ngritur në Zvërnec “është një manifestim fizik i rrethimit të institucionit të kryeministrisë, të parlamentit dhe të partive politike nga ‘pronarët’ e tyre” – shprehet Kajsiu. Ai e sheh protestën si një reagim qytetar për të zgjeruar hapësirën publike kundër ngushtimit të saj nga interesa të ngushta private.

Gen Z nuk pret “shpëtimtarë”

Fakti që protesta nuk ka një drejtues nuk është rastësi për politologun Kajsiu. Ai e lexon si pasojë të mosbesimit ndaj lidershipit politik dhe të frikës se çdo figurë e re mund të riprodhojë të njëjtat modele që protestuesit po kundërshtojnë. “Lëvizja është shumë pluraliste nga pikëpamja ideologjike, sociale dhe politike, për pasojë është e vështirë të prodhojë një lidership përfaqësues për të gjitha fraksionet që e përbëjnë atë” – shton ai.

Për akademikun Artan Fuga kjo protestë zhvillohet në një Shqipëri shumë ndryshe nga ajo e viteve të tranzicionit. Sipas tij, emigracioni ka sjellë një transformim të thellë kulturor dhe qytetar, veçanërisht tek brezat e rinj.

“Edhe pse nuk është më simboli ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, përmbajtja është ajo” – argumenton Fuga. Përmes familjarëve, emigracionit dhe kontakteve të përditshme me Perëndimin, qytetarët kanë krijuar pritshmëri të reja për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti, drejtësia dhe raporti i individit me pushtetin.

E ardhmja e protestës?

Për politologun Blendi Kajsiu, sfida e vërtetë e protestës nis aty ku mbaron revolta. “Protesta qytetare duhet të fillojë ndërtimin e strukturave demokratike dhe pjesëmarrëse që do të kanalizojnë dhe institucionalizojnë kërkesat e saj politike dhe demokratike” – shprehet Kajsiu.

Për Fugën, beteja e momentit është një “lojë nervash” mes protestës që kërkon të zgjerohet dhe të ruajë vrullin e saj, dhe pushtetit që nuk jep shenja se do të tërhiqet. Sipas tij, ka një hendek të madh mes qytetarëve dhe klasës politike.

“Elektorati shqiptar urban dhe sidomos të rinjtë, janë më lart në kulturë politike dhe ndërgjegje qytetare sesa klasa aktuale politike” – thotë Fuga, duke shtuar se sistemi politik shqiptar ka hyrë në një krizë të thellë që do të vijojë edhe përtej protestës./ DW

Tags: Artan FugaBlendi KajsiuGen Zklasën e vjetër politikesimbol i modelit politikTri javë rezistencëZvërneci
Previous Post

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të martë

Next Post

Rama flet për ‘Financial Times’, shan protesuesit: F*ck you, nëse thoni se jam ‘Kumbari’!

Next Post
Rama flet për ‘Financial Times’, shan protesuesit: F*ck you, nëse thoni se jam ‘Kumbari’!

Rama flet për 'Financial Times', shan protesuesit: F*ck you, nëse thoni se jam 'Kumbari'!

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion
AKTUALITET

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion

by Redaktor Redaktor
June 21, 2026
0

Vjedhje të parave të bashkisë Bulqizë, inaugurime, mashtrime për vota dhe kështu vazhdon ta përdor me “mjeshtri” pushtetin Festime Mjeshtri....

Read moreDetails
Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

June 22, 2026
Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

August 29, 2024
Dosja ‘Balluku’/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Dosja ‘Balluku’/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

June 17, 2026
Trupi i pajetë në Cerujë, familjarët e Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

Trupi i pajetë në Cerujë, familjarët e Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

June 18, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Mos i jepni çek të bardhë’, eurodeputetja kritikon Macron: Qeveria e Ramës po shet vendin

‘Mos i jepni çek të bardhë’, eurodeputetja kritikon Macron: Qeveria e Ramës po shet vendin

June 23, 2026
Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia

Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia

June 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al