Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrëzohet amendamenti i eurodeputetes Ilaria Salis kundër projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rrëzohet amendamenti i eurodeputetes Ilaria Salis kundër projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin e paraqitur nga eurodeputetja italiane Ilaria Salis dhe disa anëtarë të grupit politik The Left, i cili synonte të përfshinte në rezolutën për Shqipërinë një referencë të drejtpërdrejtë ndaj projektit turistik në ishullin e Sazanit dhe zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës.

Amendamenti i depozituar më 10 qershor 2026 në kuadër të raportit për Shqipërinë të hartuar nga eurodeputeti Andreas Schieder, kërkonte që, përveç kritikave ndaj ligjit shqiptar për Investimet Strategjike dhe ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, të shtohej edhe një paragraf i posaçëm për projektin e zhvillimit turistik në Sazan.

Në tekstin e amendamentit, eurodeputetët shprehnin shqetësim për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Affinity Partners, të lidhur me Jared Kushner, për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit dhe në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës. Gjithashtu, amendamenti kërkonte mbështetje për hetimin e SPAK mbi këtë çështje dhe bënte thirrje për garantimin e së drejtës për protestë paqësore, duke iu referuar përplasjeve të ndodhura në fund të muajit maj 2026.

Megjithatë, propozimi nuk mori mbështetjen e shumicës së eurodeputetëve dhe u rrëzua gjatë procesit të votimit të amendamenteve.

Si pasojë, rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian nuk përmban asnjë referencë specifike ndaj projektit në Sazan apo protestave të zhvilluara në Zvërnec.

Raporti i miratuar ruan vetëm formulimin e përgjithshëm, ku shprehet keqardhje për zgjatjen e ligjit për Investimet Strategjike dhe kërkohet shfuqizimi i ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura, me argumentin se ato mundësojnë zhvillime turistike në shkallë të gjerë në zona të mbrojtura dhe dobësojnë mbikëqyrjen mjedisore.

Rrëzimi i amendamentit tregon se Parlamenti Europian nuk ka përfshirë në qëndrimin e tij zyrtar as kritikat ndaj marrëveshjes për projektin në Sazan, as thirrjen për mbështetje të hetimit të SPAK dhe as referencat për protestat e zhvilluara në fund të muajit maj.

Tags: amendamentinParlamenti Europian
Previous Post

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Next Post

PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat

Next Post
PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat

PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pankartat nga protesta e 113-të: Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve!

Pankartat nga protesta e 113-të: Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve!

September 20, 2026
Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës

Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës

September 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al