Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba, gjatë një konference për mediat u ndal edhe te zhdukja e Eglant Koçit, i cili dyshohet se është ekzekutuar disa ditë më parë nga miku i tij.

Ai u shpreh se ky rast është duke u ndjekur nga Krimet e Rënda dhe se kërkimet janë fokusuar në rrethinat e Tiranës, në kufi me Elbasanin.

“Ndërsa për zhdukjen e Englant Koçit, ngjarje goxha sensitive, nga ana jonë është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Indicia është marrë nga familjarët e të dyshuarit, të humburit. Hetimi po ndiqet nga Struktura e Krimeve të Rënda.

Është një strukturë e posaçme që po kërkon trupin e tij, kërkimet janë përqendruar kryesisht në rrethinat e Tiranës, mes kufirit ndarës të Elbasanit të Shtetit. Krahas forcave tona, na ka ardhur në ndihmë edhe nga FSK-ja. Vijon kërkimi, deri tani nuk kemi një rezultat konkret.

Janë kontrolluar shumë zona që kishim dyshimet tona, nuk kemi ndonjë rezultat”, tha drejtori i Policisë, Oliger Torba.

Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autor të dyshuar për zhdukjen e Eglant Koçit, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit mendohet se ndodhej edhe trupi i 34-vjeçarit, drejt zonës së Ibës.

Sipas hetuesve, kjo manovër është kryer për t’iu shmangur kontrolleve rutinë të policisë dhe për të mos ngjallur dyshime gjatë lëvizjes së automjetit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 6 qershor.

Nga verifikimet e kamerave të sigurisë rezulton se trupi i Koçit mund të jetë mbajtur në automjet për rreth një ditë e gjysmë, pasi kontaktet e fundit të tij me familjarët datojnë më 4 qershor.

Policia ka identifikuar dhe marrë në pyetje drejtuesin e karrotrecit. Sipas dëshmisë së tij, automjeti i Shakajt është transportuar pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi ky i fundit i kishte thënë se makina kishte pësuar defekt. Dëshmitari ka deklaruar se pas dorëzimit të mjetit është larguar dhe nuk kishte asnjë dijeni se çfarë mund të ndodhej në brendësi të tij. Ndërkohë, në ambientet e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi, ekspertët kanë konstatuar gjurmë mbetjesh baruti.

Grupi hetimor është në pritje të rezultateve të ekspertizës laboratorike, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Prej disa ditësh, policia po zhvillon kërkime intensive në dy drejtime kryesore, gjetjen e trupit të Eglant Koçit në zonat përreth Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit, si dhe lokalizimin e arrestimin e Armand Shakajt, i cili vijon të jetë në arrati.

Burime të sigurta bëjnë me dije se 41-vjeçari ka ndryshuar të paktën gjashtë numra telefoni gjatë ditëve të fundit, në një përpjekje të vazhdueshme për të shmangur lokalizimin nga strukturat ligjzbatuese.

 

Previous Post

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Next Post

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete

Next Post
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al