Friday, June 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përballje në zemër të kryeqytetit/ Rama në festë, protestuesit në bulevard kërkojnë dorëheqjen e tij

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Përballje në zemër të kryeqytetit/ Rama në festë, protestuesit në bulevard kërkojnë dorëheqjen e tij
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana u kthye këtë të premte në qendrën e qytetarëve, atyre që ishin me vullnetin e lirë në shesh përpara kryeministrisë dhe atyre që me kërcënimet se do i heqin na puna zgjodhën të ‘zbarkonin’ tek sheshi Italia.

Nga njëra anë, para Kryeministrisë, qindra qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës vijuan protestën e tyre të përditshme kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndalimin e projektit turistik në Zvërnec.

Nga ana tjetër, në Sheshin “Italia”, Partia Socialiste festoi 35-vjetorin e themelimit të saj, në një aktivitet ku morën pjesë drejtues të lartë të mazhorancës, deputetë, ministra dhe mbështetës socialistë.

Për shkak të afërsisë mes dy tubimeve, tensionet nuk munguan. Në një moment pati përplasje verbale dhe fizike mes disa protestuesve dhe mbështetësve socialistë në zonën pranë Kryeministrisë.

Situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa organizatorët e protestës bënë thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të incidenteve.

Rama: Protesta po përdoret nga interesa të tjera

Në fjalën e mbajtur para mbështetësve socialistë, kryeministri Edi Rama iu referua disa herë protestës që po zhvillohej paralelisht në bulevard, duke e cilësuar atë si një lëvizje që po shfrytëzohet politikisht nga opozita dhe faktorë të tjerë.

Sipas Ramës, pas kundërshtimit të projektit në Zvërnec nuk qëndrojnë vetëm shqetësime mjedisore, por edhe interesa politike e gjeopolitike.

Ai pretendoi se protesta është kthyer në një instrument për të penguar investimet strategjike në Shqipëri dhe për të dëmtuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria nuk duhet të ketë frikë nga investimet e mëdha dhe se vendi duhet të synojë turizmin elitar për të konkurruar me vendet e rajonit, veçanërisht me Greqinë.

“Ne nuk jemi budallenjtë e lagjes. Shqipëria i ka të gjitha ato që i duhen dhe sot i duhet shtuar guximi për të ëndërruar më fort dhe kurajoja për të përballuar investime të tilla”, tha Rama.

Akuza për ndërhyrje të Iranit

Një nga deklaratat më të forta të kryeministrit ishte ajo që lidhej me pretendimin për përfshirjen e Iranit në përpjekje për të sabotuar investimet në Shqipëri.

Rama tha se është gabim të mohohet përfshirja e një “vendi armik” në fushatat kundër investimeve strategjike, duke përmendur drejtpërdrejt Republikën Islamike të Iranit.

Sipas tij, protestat e qytetarëve mund të jenë të natyrshme dhe të lidhura me shqetësime reale, por ato po shfrytëzohen nga aktorë të huaj për qëllime që nuk kanë lidhje me mbrojtjen e mjedisit.

“Kemi disa molotovarë që thonë s’ka lidhje Irani, është protestë bio. Protesta e atyre që janë të shqetësuar për Zvërnecin është bio, por ajo që bëjnë vendet e tjera është shfrytëzimi i protestave bio dhe alarmeve bio. Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e një vendi armik që ka tentuar të shkatërrojë investimet; është Republika e Iranit”, deklaroi ai.

Kujtojmë që Rama , i cili nuk heq dorë nga projekti, ka thënë më herët se  Irani është përfshirë në një “luftë hibride” dezinformimi kundër investimit, i cili mund të arrijë vlerën prej 4 miliardë eurosh.

“Ai është pjesë e kësaj, sepse nuk është askush tjetër i interesuar të nxisë narrativin e antisemitizmit, bazuar në një lajm të rremë, të pabesueshëm dhe të neveritshëm”, tha Rama për gazetën amerikane Politico, duke iu referuar teorive konspirative se projekti mund të përfshijë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin shqiptar.

Për Iranin, i cili ndodhet në tensione të vazhdueshme me SHBA-në dhe Izraelin, këto pretendime janë “qesharake”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, tha se autoritetet shqiptare po shmangin përgjigjen ndaj kërkesave të qytetarëve të tyre dhe po përpiqen ta mbyllin çështjen përmes akuzave ndaj Teheranit.

“Populli shqiptar është mjaftueshëm i mprehtë për të mos i besuar këto pretendime”, u shpreh ai në një konferencë për media.

“Po hidhen gurë edhe nga Kosova dhe Tetova”

Një tjetër deklaratë që ngjalli reagime ishte ajo ku Rama pretendoi se në protestë po ndërhyjnë edhe faktorë nga jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ai tha se, ndonëse sipas tij qytetarët e Vlorës e mbështesin projektin në Zvërnec, “forca të ndryshme” po hedhin gurë kundër tij “edhe nga Kosova dhe Tetova”, ndërsa akuzoi opozitën dhe partitë e reja se po përpiqen të përfitojnë politikisht nga protesta.

“Megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin e kanë se po u dëmtohet sezoni, forca të ndryshme hedhin gurë, nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën. Njësoj si opozita, deri tek tabakatë që mbledhin ‘like’, edhe partitë e reja që mbeten të vogla kërkojnë një copë aty”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se për protestuesit e rinj ka simpati dhe se është i gatshëm të diskutojë me ta për aspektet mjedisore të projektit, por jo për ndalimin e zhvillimit të tij percjell Boldnews.

Ftesa për t’iu bashkuar PS-së

Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, kryeministri ftoi të gjithë ata që duan më shumë zhvillim për vendin t’i bashkohen Partisë Socialiste.

Rama deklaroi se PS ka nevojë për njerëz që nuk bien dakord me gjithçka, por që janë të gatshëm të kontribuojnë për ta bërë Shqipërinë më të zhvilluar.

Ai theksoi se projektet strategjike dhe transformimi i Shqipërisë në një destinacion të turizmit elitar nuk janë çështje për negociata politike, por pjesë e vizionit të qeverisë për të ardhmen e vendit.

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”

Kryeministri iu përgjigj gjithashtu një prej sloganeve të protestuesve, të cilët akuzojnë qeverinë se po shet pasuritë publike.

Rama tha se Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në shitje, duke përmendur si shembuj anulimin e dhjetëra kontratave për hidrocentrale në lumenjtë Valbonë dhe Vjosë.

Sipas tij, qeveria ka ndërmarrë vendime konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe nuk mund të akuzohet për shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit.

Podiumi i protestës

Ndërkohë, në podiumin e protestës qytetare, folësit përsëritën thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se tubimet do të vijojnë çdo ditë deri në dorëheqjen e tij.

Një prej protestuesve hodhi poshtë zërat se protesta po shkon drejt përfundimit, duke theksuar se pjesëmarrja do të rritet në ditët në vijim dhe se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Të tjera fjalime kishin në fokus kritikat ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Një protestuese e krahasoi aktivitetin e zhvilluar në Sheshin “Italia” me festimet e ish-Partisë së Punës, duke akuzuar socialistët për ushtrim presioni ndaj qytetarëve dhe shpërfillje të ligjit, raporton Boldnews.

Sipas saj, shqetësimi kryesor i protestuesve nuk lidhet me investitorin në Zvërnec, por me mënyrën se si janë marrë vendimet dhe janë trajtuar qytetarët nga qeveria.

Organizatorët theksuan gjithashtu praninë e shqiptarëve të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, ndërsa paralajmëruan pjesëmarrje edhe më të madhe nga diaspora në ditët në vijim.

Sipas tyre, protesta ka hyrë në një fazë të re mobilizimi, me objektivin e vetëm që, përmes presionit qytetar, të arrihet largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Aktiviteti për 35-vjetorin e Partisë Socialiste nisi  dhe perfundoi me fjalën e kryeministrit Rama, ndërsa vetëm pak qindra metra më tej protestuesit vijuan tubimin e tyre, duke paralajmëruar se protestat kundër qeverisë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Boldnews

Previous Post

Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS

“Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina
AKTUALITET

“Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

by Redaktor Redaktor
June 9, 2026
0

Orët e vona të 4 qershorit, 34-vjeçari Eglant Koci, u nis për në rrugën Ismail Qemali në Tiranë, për të...

Read moreDetails
Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

August 29, 2024
Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

June 4, 2026
Ky është  Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit

Ky është  Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit

June 9, 2026
Zhdukja e Eglant Koçit/ Rrëzohet pista e arratisjes, policia alarmon spitalet

Zhdukja e Eglant Koçit/ Rrëzohet pista e arratisjes, policia alarmon spitalet

June 11, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përballje në zemër të kryeqytetit/ Rama në festë, protestuesit në bulevard kërkojnë dorëheqjen e tij

Përballje në zemër të kryeqytetit/ Rama në festë, protestuesit në bulevard kërkojnë dorëheqjen e tij

June 12, 2026
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS

Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS

June 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al