Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“13 vite në pushtet, shqiptarët pa drita e ujë”/ Rama humb durimin me gazetaren, braktis intervistën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“13 vite në pushtet, shqiptarët pa drita e ujë”/ Rama humb durimin me gazetaren, braktis intervistën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta qytetare dhe projekti në Zvërnec ka përplasur kryeministrin Rama dhe gazetaren e Top Channel, Sidorela Gjoni.

I pyetur se si është arritur marrëveshja për Zvërnecin, Rama iu drejtua gazetares duke i thënë se po tallej me publikun dhe opinionin publik, për mënyrën se si po e trajtonte çështjen. Madje kryeministri, të cilit qytetarët po i kërkojnë dorëheqjen prej 13 ditësh, i tha gazetares se duhej të kërkonte ndjesë para publikut.

Gjoni iu kundërpërgjigj Ramës duke i thënë se është ai që duhet t’iu kërkojë ndjesë shqiptarëve që për 13 vite, i ka mashtruar duke i lënë pa ujë të pijshëm e pa drita. Kryeministri, në këto kushte, vendosi të braktisë intervistën.

DEBATI:

Rama: Këtu jemi në kushtet e një situate që ka shpërthyer me plot të drejtë nga një akt i hatashëm në barbarinë e vet, dhe pastaj ka vazhduar me shqetësimin real për çështjet e mjedisit dhe është transformuar në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sikur unë t’i bëja atyre që qarkullojnë lart e poshtë dhe u bëhet jehonë në ekrane, edhe unë do isha revoltuar dhe do isha duke protestuar. Po të kisha interesimin për mjedisin, do protestoja për mjedisin.

Gazetarja: Kujt i besuat kontrollin?

Rama: S’kam nevojë unë t’i besoj kontrollin e situatës dikujt; politika ka bërë detyrën e vet dhe e kanë bërë në një mënyrë për t’u respektuar.

Gazetarja: Doja të dija reagimin, si e vutë në kontroll situatën…

Rama: Qytetarët janë të lirë të bëjnë ç’të duan sa kohë respektojnë sigurinë dhe qetësinë e të tjerëve.

Gazetarja: Një video që u bë virale ka qenë intervista e Ivanka Trump e cila shpjegon si e ka njohur Zvërnecin për herë të parë. Kaq e thjeshtë ishte negociata?

Rama: Ju po talleni. Me kë po talleni? Me veten, publikun, me vendin, me kë po talleni? Që thoni “kaq e thjeshtë ishte”, çfarë është kjo? Me kë talleni ju? Me njerëzit që ju ndjekin dhe informohen? Apo talleni me veten?

Gazetarja: Intervista është virale dhe zonja tregon si është “dashuruar” me Zvërnecin.

Rama: Ju nuk thatë këtë. Ju thatë “kaq e lehtë ishte”. Çfarë mori? Kë mori?

Gazetarja: Zvërnecin për të investuar.

Rama: Si e mori? Në çfarë forme? Unë duhet të provoj ty…

Gazetarja: Jo mua, shqiptarët.

Rama: Ti ngre në hava një budallallëk dhe duhet të shpjegoj që s’e ka marrë. Është skandaloze kjo që bëni me shqiptarët dhe me ata që janë në protestë.

Gazetarja: A është budallallëk intervista e saj?

Rama: Po të kishte marrë zonja në fjalë ishullin, do duhej të kishte ndodhur një proces, sepse në Shqipëri, pavarësisht si funksionon imagjinari kolektiv, nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas. S’ka si të ndodhë. Sot nuk kemi një konkluzion me Sazanin, pasi jemi duke negociuar. Juve dhe shumë si ju nuk ju intereson e vërteta.

Gazetarja: Na intereson, ju thoni që po them budallallëqe.

Rama: Se çfarë po pyesni ju, e dëgjova me vëmendje dhe pyetja ime është budallallëk masiv.

Gazetarja: S’ka pyetje naive. Po kërkoj përgjigje për atë që po thotë zonja.

Rama: Ju falënderoj shumë për mundësinë… mendova që do ishte me interes që njerëzit të dëgjonin. Ju nuk keni interes që njerëzit të dëgjojnë. Tani do flas unë.

Gazetarja: I drejtoj unë pyetjet.

Rama: Ju abuzuat të drejtën tuaj. Atyre që të ndjekin i detyroheni një ndjesë publike.

Gazetarja: Unë si detyrohem asnjë ndjesë se nuk i kam rënë në qafë asnjëherë popullit shqiptarë me ajë vendim timin. Nuk kam punuar asnjëherë në shtet. Ndjesë duhet të kërkojë dikush që ka 13 vite në pushtet dhe thotë që duhet edhe pak kohë që të ketë drita e ujë 24 orë.

Tags: braktis intervisstenedi ramaGazetareZvernec
Previous Post

Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje

Next Post

Facebook aktualisht jashtë funksionit për miliona përdorues

Next Post
Facebook aktualisht jashtë funksionit për miliona përdorues

Facebook aktualisht jashtë funksionit për miliona përdorues

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al