Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vit zgjedhor/ Në 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Vit zgjedhor/ Në 2025, gjysma e buxhetit të bashkive shkoi për pagat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkitë vijojnë të shpenzojnë më shumë për paga dhe personel, ku një pjesë e tyre rezulton të ketë fryrë më tej organikën, në vitin 2025, që ishte edhe vit zgjedhor.

Sipas shifrave të Financave, shpenzimet e pushtetit vendor arritën në 87.8 miliardë lekë, ose 17.9% më shumë krahasuar me një vit më parë. Kjo do të thotë 13.4 miliardë lekë më shumë të shpenzuara nga 61 bashkitë e vendit krahasuar me  vitin 2024.

Peshën më të madhe në buxhetin vendor e kanë mbajtur shpenzimet për paga dhe sigurime, të cilat zënë 45.6% të totalit. Ky zë mbetet pjesa më e madhe e shpenzimeve të bashkive dhe tregon se një pjesë e konsiderueshme e fondeve vendore përdoret për mbajtjen e administratës dhe strukturave të shërbimeve publike.

Shpenzimet operative zunë 25.3% të totalit të shpenzimeve në vitin 2025, ose rreth 4.1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Investimet vendore, të cilat kanë ndikimin më të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, zunë vetëm 21.5% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor.

Në vlerë, investimet e pushtetit vendor janë rritur me rreth 3.4 miliardë lekë, ndikuar kryesisht nga Tirana.

Krahasuar me vitin 2024, pesha e “Çështjeve ekonomike” është rritur nga 20% në 23%, duke e kthyer këtë funksion në zërin më të madh të shpenzimeve vendore për vitin 2025. Në terma vjetorë, shpenzimet për këtë funksion janë rritur me 44%, duke shënuar një nga rritjet më të forta ndër funksionet kryesore të pushtetit vendor.

Funksioni i dytë me peshën më të madhe është “Shërbimet e përgjithshme publike”, të cilat zënë rreth 20% të totalit të shpenzimeve vendore në vitin 2025. Një vit më parë, ky funksion zinte 21% të totalit, por pavarësisht uljes së lehtë në peshë, shpenzimet në vlerë janë rritur me 18% krahasuar me vitin 2024.

Arsimi mbetet një nga tre zërat kryesorë të buxhetit vendor. Në vitin 2025, ky funksion zuri 19% të totalit të shpenzimeve, të njëjtën peshë si në vitin 2024. Në terma vjetorë, shpenzimet për arsimin janë rritur me 22%, duke reflektuar mbështetje më të lartë për një nga funksionet më të rëndësishme të pushtetit vendor.

Një pjesë e rëndësishme e shpenzimeve ka shkuar edhe për strehimin dhe komoditetet e komunitetit. Ky funksion zuri 15% të totalit të shpenzimeve vendore në vitin 2025, të njëjtën peshë me një vit më parë. Krahasuar me vitin 2024, shpenzimet për këtë zë janë rritur me 21%.

Mbrojtja e mjedisit zuri 9% të shpenzimeve vendore në vitin 2025, nga 10% që ishte një vit më parë. Megjithatë, në vlerë, shpenzimet për këtë funksion janë rritur me 8%, duke treguar se rënia e peshës lidhet më shumë me rritjen më të shpejtë të zërave të tjerë të buxhetit vendor.

Në aspektin e burimeve të financimit, shpenzimet e pushtetit vendor në vitin 2025 janë mbuluar kryesisht nga të ardhurat e veta dhe transfertat nga buxheti qendror. Të ardhurat e veta kanë financuar 52% të shpenzimeve vendore, ndërsa transfertat nga buxheti qendror kanë mbuluar 47%.

Për herë të parë, në strukturën e financimit evidentohen edhe të ardhurat e paplanifikuara, ose të ardhurat jashtë limitit, të cilat kanë mbuluar rreth 1% të shpenzimeve vendore. Ky tregues tregon një ndryshim të lehtë në strukturën e financimit, por njëkohësisht konfirmon se buxhetet vendore mbeten ende të lidhura ngushtë me transfertat qendrore. /ekofin.al

Tags: bashkitepagashpenzime
Previous Post

Miratohet në Komisionin e Ligjeve projektligji për Amnistinë Penale

Next Post

Qytetarët marshimin paqësor nëpër Tiranë, thirrje të rinjve: Bashkoheni me ne

Next Post
Qytetarët marshimin paqësor nëpër Tiranë, thirrje të rinjve: Bashkoheni me ne

Qytetarët marshimin paqësor nëpër Tiranë, thirrje të rinjve: Bashkoheni me ne

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë

Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë

September 20, 2026
Moody’s paralajmëron Shqipërinë: Çmimet e banesave në rritje rrezikojnë stabilitetin financiar

Moody’s paralajmëron Shqipërinë: Çmimet e banesave në rritje rrezikojnë stabilitetin financiar

September 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al