Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vera ‘trokiti’, bashkë me të edhe flakët/ A është Shqipëria më e përgatitur këtë vit?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vera ‘trokiti’, bashkë me të edhe flakët/ A është Shqipëria më e përgatitur këtë vit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo verë, Shqipëria përballet me të njëjtin skenar: pyjet dhe kullotat përfshihen nga flakët, dhjetëra vatra zjarri aktivizohen njëkohësisht dhe institucionet vihen në garë me kohën për të shmangur më të keqen.

Megjithatë, zjarret nuk janë një fenomen i papritur. Temperaturat e larta, thatësira dhe rreziku i shtuar gjatë muajve të verës janë të njohura prej vitesh.

Pikërisht për këtë arsye, pyetja që shtrohet në prag të sezonit veror është: sa e përgatitur është Shqipëria për verën e vitit 2026?

Lexo edhe:

Anëtari i PPE-së: Nëse Shqipëria ngel jashtë BE-së, do të jeni në duart e Rusisë!

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

Viti i kaluar, një verë me dhjetëra vatra aktive

Vera e kaluar la pas një bilanc shqetësues. Nga veriu në jug të vendit, dhjetëra vatra zjarri u përhapën në pyje, kullota dhe zona të mbrojtura natyrore.

Një nga rastet më problematike ishte zjarri pranë Syrit të Kaltër, ku flakët morën përmasa alarmante dhe iu afruan zonave të banuara.

Situata u bë veçanërisht kritike në fshatin Pecë, ku autoritetet u detyruan të evakuonin banorët për shkak të rrezikut.

Në të njëjtën kohë, zjarre të mëdha u raportuan në Delvinë, Finiq, Sarandë, Tepelenë, Polican, Kavajë, Rrogozhinë, Tiranë, Kolonjë, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan.

Kur flakët ‘kërcënuan’ banesa dhe azile

Në disa raste, situata kaloi përtej dëmit mjedisor. Në Polican, zjarri iu afrua qytetit dhe zonës pranë azilit të të moshuarve, ndërsa në fshatra të ndryshëm u kryen evakuime emergjente për shkak të rrezikut që flakët të përfshinin banesat.

Në Kolonjë, ndërhyrja u vështirësua nga terreni i rrezikshëm pranë kufirit me Greqinë, ku raportoheshin edhe zona me prezencë minash.

Në Fushë-Arrëz, terreni i thyer pengonte ndërhyrjen e forcave tokësore.

Ndërkohë, temperaturat që arrinin deri në 40 gradë Celsius favorizonin përhapjen e shpejtë të zjarreve.

Zjarrfikësit mes heroizmit dhe mungesës së mjeteve

Nëse ka një imazh që simbolizoi verën e kaluar, ai ishte ai i zjarrfikësve që luftonin me flakët në kushte primitive.

Pamje të shpërndara nga disa zona të vendit treguan zjarrëfikësit dhe qytetarët që, përballë mungesës së mjeteve të specializuara, përpiqeshin të frenonin përhapjen e zjarrit me degë pemësh, lopata dhe mjete rrethanore.

Pamjet ngjallën reagime të forta në opinionin publik dhe ngritën pikëpyetje mbi gjendjen reale të sistemit të mbrojtjes nga zjarret në Shqipëri.

Ndërsa vendi përballet çdo vit me të njëjtin rrezik, shumë bashki vijojnë të kenë mungesa në mjete, pajisje dhe personel.

Akuzat për mungesë përgatitjeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi institucionet për mungesë masash parandaluese dhe reagim të vonuar.

Sipas saj, problem nuk ishte vetëm numri i zjarreve, por fakti se e njëjta situatë përsëritej vit pas viti.

Zhupa kërkoi më shumë investime në monitorim, përdorimin e dronëve, mjete moderne për ndërhyrje dhe ndëshkime më të ashpra për zjarrvënësit.

Ekspertë të fushës kanë ngritur prej kohësh të njëjtat shqetësime, duke argumentuar se Shqipëria vazhdon të investojë më shumë në ndërhyrjen pas shpërthimit të zjarrit sesa në parandalimin e tij.

Nga Niko Peleshi te Ermal Nufi

Një ndryshim i rëndësishëm institucional këtë vit lidhet me drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Vitin e kaluar, ministria ishte nën drejtimin e Niko Peleshit. Sot, drejtimi i saj është në duart e Ermal Nufit, i cili do të përballet me testin e parë të madh të sezonit veror.

Mbetet për t’u parë nëse ndryshimi në drejtim do të shoqërohet edhe me një qasje të re në menaxhimin e zjarreve dhe emergjencave.

Çfarë pritet këtë verë?

Parashikimet meteorologjike flasin për një verë me temperatura të larta dhe periudha të gjata thatësire, faktorë që tradicionalisht rrisin rrezikun për zjarre.

Në këto kushte, vendimtare do të jenë masat parandaluese: monitorimi i zonave me risk, gatishmëria e forcave zjarrfikëse, koordinimi mes institucioneve dhe reagimi i shpejtë në momentet e para të një vatre zjarri.

Pyetja që mbetet pa përgjigje është nëse këtë herë shteti do të jetë një hap para flakëve, apo do të vazhdojë të vrapojë pas tyre.Nga Boldnews

Tags: flakeqeveriashtetivera
Previous Post

Sqarim për Kryeministrin, që duket se nuk po kupton thelbin e revoltës rinore!

Next Post

Ministri i Mjedisit njofton se projekti i Zvërnecit është pezulluar

Next Post
Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

Ministri i Mjedisit njofton se projekti i Zvërnecit është pezulluar

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online

Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online

October 21, 2026
Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të Julide Yazici

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të Julide Yazici

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al