Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sekuestrohen llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sekuestrohen llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit. Sekuestro është vendosur me urdhër të prokurorit Altin Dumani.

Ende nuk dihet se sa është shuma e sekuestruar dhe në cilat kompani. Por pak ditë më parë, vëllezërit Khayyat kanë transferuar në Bankën Kombëtare Tregtare 195 milionë dollarë, para të cilat do të përdoreshin për të paguar blerjen e tokave dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e resortit.

Investitorët nga Katari, ortakë të Jared Kushner, kanë hapur dy kompani në Shqipëri për projektin e Zvërnecit. Fillimisht duke hapiur në Shqipëri degën e kompanisë së tyre Urbacon Trading and Contracting, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe dhe më vonë përmes themelimit të kompanisë Sazan Operations Holding.

Kjo e fundit, ndonëse mban emrin e Sazanit do të jetë e angazhuar në projektin e Zvërnecit.

Eshtë akoma e paqartë se me cfarë motivacioni janë bllokuar paratë, pasi vëllezërit Khayyat janë ndër familjet më të pasura në Katar dhe zotërojnë një perandori disa miliarda dollarëshe. Por me sa duket bllokimi i financimeve është një masë preventive për të mos lejuar transaksionet e pronave në kuadër të hetimeve që SPAK është duke kryer mbi këtë projekt. Ndërkohë burime bëjnë të ditur se çështja e Zvërnecit ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme prej më shumë se një viti.

Tashmë projekti i Zvërnecit ka marrë një goditje jo të vogël, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i investitorëve nga Katari dhe veçanërisht i Jared Kushner. Përballë një situate të ngjashme në Serbi, familja Kushner u tërhoq nga projekti për ndërtimin e një hoteli lluksoz menjëherë sapo prokuroria serbe hapi hetim për çështjen.

Situata në Zvërnec është përshkallëzuar në protesta masive gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë që qeveria akuzon se këto protesta po nxiten edhe nga faktorë të jashtëm, veçanërisht Greqia, të cilët nuk duan që Shqipëria të tërheqë investime të këtyre përmasave./ Kapitali.al

Tags: projektin e ZvërnecitProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarprokurorit Altin Dumani
Previous Post

Ilir Meta del nga qelia, mbërrin në ceremoninë mortore të babait

Next Post

Tjetërsimi i pronave në Zvërnec/ SPAK sekuestron llogaritë e “Albania Land Development” të Redi Strugës

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026
“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al