Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Anila Hoxha: Policia të hetojë jo vetëm protestuesit, por edhe personat e maskuar brenda gardhit në Zvërnec

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Anila Hoxha: Policia të hetojë jo vetëm protestuesit, por edhe personat e maskuar brenda gardhit në Zvërnec
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës në Zvërnec, duke vlerësuar reagimin e Policisë së Shtetit dhe marrjen e masës ndaj një drejtuesi policor, por duke ngritur pikëpyetje të forta për rolin e personave të maskuar që ndodheshin brenda perimetrit të zonës së rrethuar.

 

Në reagimin e saj, Hoxha thekson se autoritetet nuk duhet të fokusohen vetëm te protestuesit, por sidomos te ajo që e cilëson si një “strukturë paralele” që veproi brenda gardhit gjatë protestës.

 

Sipas gazetares, personat që pretendohej se ruanin pronën private u sollën si një strukturë paramilitare, duke ndërhyrë ndaj protestuesve dhe duke ushtruar kompetenca që, sipas saj, i takojnë vetëm shtetit.

 

Hoxha pretendon se një qytetar është rrëmbyer dhe mbajtur peng në ambientet private të kompanisë, ndërsa ndaj tij është ushtruar edhe dhunë. Ajo nënvizon se heqja e paligjshme e lirisë është vepër penale dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë jetën dhe lirinë e qytetarëve.

 

Gazetarja ngre gjithashtu shqetësimin për përdorimin e sprejit ndaj protestuesve nga persona të maskuar, duke argumentuar se veprime të tilla nuk mund të kryhen nga subjekte private dhe se përdorimi i mjeteve të forcës rregullohet nga protokolle të qarta.

Më tej, Hoxha pretendon se gjatë përplasjes është sulmuar edhe vetë policia nga kjo strukturë, duke kërkuar transparencë të plotë nga autoritetet për identitetin e personave të maskuar, pronësinë e zonës ku ndodheshin, momentin kur policia është njoftuar për incidentet dhe masat e marra pas tyre.

“Policia e Vlorës duhet të flasë jo vetëm për ata që ishin jashtë gardhit, por sidomos për ata që ishin brenda gardhit”, shprehet Hoxha në reagimin e saj.

 

REAGIMI I PLOTE

 

Një reagim zyrtar për protestuesit , por asnjë fjalë për strukturën paramilitare !! !

Brravo policia që reagoi , shumë mirë që u mor masë ndaj një drejtuesi policor

Por sot , më shumë se kurrë … sot!

Policia e Shtetit!

Policia e Vlorës duhet të flasë jo vetëm për ata që ishin jashtë gardhit.

Por sidomos për ata brenda gardhit

SEPSE !

 

Sot “policia private” që pretendon se po ruante token nga protesta u soll si nje strukturë paramilitare pra me përgatitje ushtarake ndaj një proteste

1) rrëmbeu dhe mbajti peng një shtetas, vepra penale është ajo e heqjes së paligjshme të lirisë. E mbajti në kapanonet private dhe dhuna ndaj shtetasit që gjendej në anën tjetër të gardhit ishte evidente. Nuk mund të thuhet asesi që konfliktet civile zgjidhen në gjykatë. Policia ka detyra të qarta me ligj, te paanshme dhe përmbi të gjitha duhet të garantojë jeten dhe lirine e shtetasve shqiptarë

2) Me gjasme “policia private” dhe bluzëzinjtë e maskuar vepruan si një strukturë paralele e shtetit, duke përdorur spry ndonëse protokolli i lakrimogjenëve sygjeron përdorimin përballe dhunës kur sulmi nuk evitohet në forma të tjera

3) u sulmua edhe policia nga kjo strukturë paralele për të cilin autoritetet duhet të informojnë me urgjencë dhe me transparencë kur u njoftuan, cfarë masash ndërmorrën , kujt i përket kjo prone , cilët janë shtetasit e maskuar,

Tags: anila hoxhaGazetareprotesteqytetareskandalzvern3c
Previous Post

Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

Next Post

Kompania “Zvërnec South Adriatic” merr masa të menjëhershme pas incidentit me protestuesin

Next Post
Kompania “Zvërnec South Adriatic” merr masa të menjëhershme pas incidentit me protestuesin

Kompania "Zvërnec South Adriatic" merr masa të menjëhershme pas incidentit me protestuesin

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al