Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Takimet speciale me modelen ne burg, flet avokati i Laert Haxhiut: Ziza Pajaziti është bashkëjetuese e tij

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Takimet speciale me modelen ne burg, flet avokati i Laert Haxhiut: Ziza Pajaziti është bashkëjetuese e tij
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas muajsh spekulimesh dhe komentesh në media e rrjetet sociale, kanë dalë në pah detaje të reja lidhur me modelen kosovare Ziza Pajaziti dhe raportin e saj me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Avokati mbrojtës për Top Channel ka theksuar se Ziza Pajaziti nuk është personi që është etiketuar nga portale të ndryshme si “eskortë”, por partnerja bashkëjetuese e Laert Haxhiut. Ai ka kundërshtuar mënyrën sesi është trajtuar figura e saj në media, duke argumentuar se ndaj saj është zhvilluar një linçim publik pa prova konkrete dhe pa një vendim gjykate.

Ndërkohë, edhe dokumente të përfshira në dosjen hetimore duket se përforcojnë këtë pretendim. Sipas raportimeve mediatike, Pajaziti ka paraqitur një deklaratë noteriale pranë institucioneve përkatëse, ku pohon se ka bashkëjetuar me Laert Haxhiun gjatë periudhës kur ai ndodhej jashtë burgut.

Më herët ka reaguar edhe avokati i Laert Haxhiut, i cili ka mohuar pretendimet për “takime të paligjshme” dhe ka kërkuar që çështja të trajtohet në rrugë ligjore, jo përmes etiketimesh publike.

Burime pranë mbrojtjes ligjore bëjnë me dije se gjendja psikologjike e modeles është përkeqësuar ndjeshëm pas publikimeve denigruese dhe komenteve fyese në rrjetet sociale. Sipas tyre, ajo ndodhet nën presion të vazhdueshëm emocional, ndërkohë që ndaj saj nuk ekziston asnjë vendim penal apo akuzë e provuar nga drejtësia shqiptare.

Ky rast ka rikthyer edhe një herë debatin mbi etikën mediatike dhe mënyrën sesi figura publike paragjykohen përpara se drejtësia të japë një vendim përfundimtar. Në mungesë të një vendimi të formës së prerë, juristë dhe analistë kërkojnë respektimin e prezumimit të pafajësisë dhe shmangien e etiketave që mund të cenojnë rëndë jetën personale të individëve./TCH

Previous Post

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 mln lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Maj 2026

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 30 Maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Maj 2026

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al