Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kursi mesatar i anëtarëve në fondet e pensionit privat ngelet në nivele ende shumë modeste. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit të kaluar, çdo kontribuues zotëronte mesatarisht 200 mijë lekë ose rreth 2070 euro asete neto në llogarinë e fondit të pensionit. Ky tregues është rritur me afërsisht 11% krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria ka tashmë mbi 49 mijë individë që investojnë në një pension privat, për një vlerë neto të aseteve prej rreth 9.9 miliardë lekësh. Numri i kontribuuesve përbën rreth 6.5% të numrit të individëve që kontribuojnë në skemën shtetërore të pensioneve.

Edhe për pjesëmarrësit në këto skema, kontributet mesatare janë ende në vlera modeste, siç dëshmohet nga treguesi i aseteve neto për anëtar.

Me gjithë rritjen e ndjeshme të pagave në vitet e fundit, mundësitë për të kursyer në shërbim të pensionit janë të kufizuara. Sipas të dhënave më të fundit, paga mesatare bruto në Shqipëri është afërsisht 87 mijë lekë në muaj.

Deri tani, anëtarësimi në skemat private është mbështetur kryesisht përmes skemave të ngritura prej kompanive, në formën e benefiteve për punonjësit Vetëm në vitet e fundit ka një rritje të numrit të anëtarësimeve mbi baza individuale në këto skema.

Kjo dëshmon një përmirësim të ndërgjegjësimit lidhur me nevojën për të kompensuar rënien e të ardhurave në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe daljes në pension.

Tendencat negative demografike, që po karakterizohen nga një tkurrje dhe plakje e shpejtë e popullsisë, e bëjnë edhe më të pasigurt të ardhmen e skemës shtetërore të sigurimeve shoqërore.

Qeveria shqiptare po konsideron mundësinë e ngritjes së një kolone të dytë, të detyrueshme të pensioneve, si një zgjidhje afatgjatë për të rritur përfitimet në moshë pensioni dhe për të ulur barrën e pensioneve mbi buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, për të nxitur qytetarët të investojnë më shumë për një pension privat shtesë në të ardhmen, ligji i ri “Për fondet e pensionit privat” ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 50 mijë lekë në muaj. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrin në 600 mijë lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar shtetëror për një pensionist në qytet në vitin 2024 ishte afërsisht 20 mijë lekë, ndërsa në fshat rreth 12 mijë lekë./ Monitor

Previous Post

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Next Post

Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik

Next Post
Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik

Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026
“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al