Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Kush është autori i plagosjes së Juxhin Hamajezit, përplasja për borxhin 30 mijë euro

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
FOTO/ Kush është autori i plagosjes së Juxhin Hamajezit, përplasja për borxhin 30 mijë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Personi që shihni në foton e mësipërme (majtas) është Klodian Kallos, i dyshuari kryesor për plagosjen me armë zjarri të Juxhin Hamajezit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Tiranë.

Pas atentatit, policia shpalli në kërkim Kallon, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, të cilin Hamajezi dyshohet se ia kishte marrë autorit pa kryer pagesën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Klodian Kallo kishte shkuar në lokalin e 34-vjeçarit për t’i kërkuar paratë dhe e kishte kërcënuar se në të kundërt do ta vriste. Fillimisht mes tyre ka pasur një debat verbal, i cili më pas degradoi në përdorimin e armës.

Në kulmin e konfliktit, Kallo dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Hamajezit, duke e plagosur me një plumb në këmbë. Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i krimit dhe vijojnë të jenë në kërkim.

Ndërkohë, Juxhin Hamajezi, i njohur edhe me mbiemrin Mumajesi, nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale.

Në vitin 2018, Hamajezi mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku u raportuan mbi 15 të shtëna me armë zjarri. Në atë ngjarje mbetën të plagosur edhe Rivelino Mumajesi dhe Ibrahim Durollari.

Asokohe, në media u përfol emri i ish-efektivit Santiago Malko si personi që kishte qëlluar ndaj dy vëllezërve, për shkak të prishjes së pazareve të drogës, megjithëse ai nuk u arrestua kurrë për atë ngjarje.

Po ashtu, Hamajezi rezulton të jetë arrestuar edhe në qershor të vitit 2021, i dyshuar për trafik të emigrantëve sirianë.

Grupi hetimor vijon hetimet për kapjen e Kallos dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tags: juxhin hamajeziklodian kallosplagosjetirane
Previous Post

Goditja e grupit të Igli Kamberit, jepen masat në GJKKO, lirohet shoferi që solli 700 mijë €

Next Post

Ujërat e zeza përzihen me ujin e pijshëm, banorët e fshatit Burim në Maqellarë: Po helmohemi

Next Post
Ujërat e zeza përzihen me ujin e pijshëm, banorët e fshatit Burim në Maqellarë: Po helmohemi

Ujërat e zeza përzihen me ujin e pijshëm, banorët e fshatit Burim në Maqellarë: Po helmohemi

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

October 19, 2026
Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al