Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Emaili i rëndë/ Mabco kërcënoi inxhinierët kinezë me ndërprerjen e bukës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Emaili i rëndë/ Mabco kërcënoi inxhinierët kinezë me ndërprerjen e bukës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një javë më parë Behgjet Pacolli lëshoi alarmin se 50 inxhinierë kinezë të kontraktuar nga kompania e tij për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, po mbaheshin të izoluar nga ortaku i tij Valon Ademi në kushtet e një krizë të rëndë humanitare.

“Megjithëkëtë, pjesa më e rëndë ndodh brenda territorit të aeroportit. Mbi 50 inxhinierë kinezë ndodhen ende të izoluar brenda kampit të MABCO-s, në kushte krejtësisht të papranueshme. Sot ata kërkuan ushqim dhe medikamente. Dhe vetëm me shumë vështirësi arritëm t’u dërgojmë ndihmë bazike. E gjithë kjo po ndodh para syve të institucioneve shtetërore. Jemi duke folë për shkelje serioze të të drejtave themelore njerëzore, të standardeve ndërkombëtare të punës dhe të çdo norme minimale të trajtimit dinjitoz të njerëzve,” shkroi zoti Pacolli me indinjatë në rrjetet sociale.

Trajtimi çnjerëzor i punonjësve është një shkelje serioze e ligjit, ndonëse kompania 2A group i mohon akuzat e Pacollit, pasi sipas saj inxhinierët lëvizin lirisht brenda dhe jashtë kantierit. Por a është vërtetë meraku i Mabco-s shkelja e të drejtave të inxhinierëve kinezë.

Kapitali publikon sot një email skandaloz të drejtorit të Mabco për projektin e Aeroportit të Vlorës. Fadil Neziri, i cili rezulton njëkohësisht edhe familjar me zotin Pacolli, ka shantazhuar kompaninë nga e cila Mabco ka kontraktuar inxhinierët kinezë, se do t’u ndërpresë ushqimin dhe do t’i nxjerrë jashtë kontenierëve ku ata qëndrojnë. Arsyeja e kërcënimit ishte se kompania ka kërkuar nga Mabco të bëjë pagesën e dakortësuar për shërbimin tek punonjësit, pasi në të kundërtën ata do të ndërprisnin punën.

“Ju nuk duhet të na vendosni ultimatume si ky sepse në të kundërt në mund t’ju themi që do t’i heqim të gjithë punonjësit nga kontenierët tanë dhe nuk do t’u japim ushqim,” shkruan drejtori i Mabco-s në përgjigjen ndaj kompanisë nga ku ka kontraktuar inxhinierët kinezë.

Përveçse skandaloz, emaili zbulon gjithashtu se Mabco është në vështirësi financiare dhe nuk është korrekte në kryerjen e pagesave për nënkontraktorët.

“Unë e di se ju keni kërkuar disa herë për kryerjen e pagesës, por ne jemi pak në vështirësi financiare këto kohë. Unë besoj se ju e keni të qartë që ne nuk jemi një fabrikë që prodhojmë para dhe besoj gjithashtu që do ta aprovoni kërkesën tonë, përndryshe nëse ju ndaloni punën ne do të bëjmë atë që kam theksuar në këtë letër. (Nxjerrjen e inxhinierëve jashtë kontenierëve dhe ndërprerjen e ushqimit),” vijon emaili skandaloz i drejtorit të Mabcos, Fadil Neziri.

Ky është një email që Kapitali e shtiu në dorë në mënyrë rastësore. Portali nuk mund të përcaktojë me saktësi kohën e tij, por gjasat janë që emaili të jetë i muajve të fundit. Për të sqaruar më tej rrethanat, Kapitali iu drejtua zyrtarisht kompanisë Mabco duke kërkuar dhe komentin e saj për këtë email.

Ndonëse u përgjigj, kompania as nuk e mohoi emailin dhe as nuk e pohoi atë, por bëri të paditurën duke kërkuar detaje se kujt i është drejtuar dhe kur ky email, edhe pse dërguesi i tij është drejtori i Mabco-s.

Por përtej detajeve burokratike, emaili i rëndë i zotit Neziri ngre pikëpyetje të mëdha mbi atë nëse zoti Pacolli është i interesuar me të vërtetë për të drejtat e punonjësve kinezë, apo ka hallin të ndërtojë një fabul të caktuar publike për ta përdorur më pas për interesa arbitrazhi në kurriz të shqiptarëve. /Kapitali.al

Tags: behgjet pacolliMabco
Previous Post

“Kur e godita tentova të devijoj…”, përplasi për vdekje 7-vjeçarin, zbardhet dëshmia e Petri Bozos

Next Post

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

Next Post
Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Flakët në Himarë pranë hoteleve, largohen të alarmuar turistët

Flakët në Himarë pranë hoteleve, largohen të alarmuar turistët

September 4, 2026
Zjarri në Himarë/ Vangjel Tavo pranon dështimin, thirrje banorëve të largohen nga banesat

Zjarri në Himarë/ Vangjel Tavo pranon dështimin, thirrje banorëve të largohen nga banesat

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al