Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Masa që i shkatërroi jetën/ Shkon për një vdekje, gjobitet e i hiqet licenca e mjetit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Masa që i shkatërroi jetën/ Shkon për një vdekje, gjobitet e i hiqet licenca e mjetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lulash Maka nga Durrësi denoncon një konflikt administrativ me pasoja të rënda personale dhe financiare për të.

Maka, i pajisur me të gjitha dokumentet, licencën dhe certifikatat për transport kombëtar dhe ndërkombëtar, kishte marrë një kredi për të blerë autobus dhe punonte në një linjë të përcaktuar transporti.

Në një rast vdekjeje, ai devijoi nga itinerari i zakonshëm dhe po kryente rrugën Durrës-Tiranë, kur në zonën e stacionit të trenit në Durrës, u ndalua nga policia. Ndaj tij u vu një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra dhe iu pezullua licenca, me argumentin se po qarkullonte jashtë linjës së lejuar Tiranë-Shijak-Tiranë.

Maka e kundërshtoi këtë vendim fillimisht në organet administrative dhe më pas në Gjykatën Administrative.

Gjykata nuk e shqyrtoi çështjen në themel, pasi e rrëzoi padinë për shkak të tejkalimit të afateve.

Aktualisht, çështja ndodhet në Gjykatën Administrative të Apelit që prej vitit 2022 dhe ende nuk është marrë në shqyrtim.

Sipas ekspertit Arben Llangozi, raste të tilla duhet të zgjidhen nga institucionet administrative dhe jo të kalojnë në gjykatë, pasi krijojnë kosto të panevojshme për qytetarët.

Ndërkohë, pasojat për Lulash Makën kanë qenë të rënda. Ai ka humbur autobusin për shkak të kredisë, vendin e punës dhe ka përballuar vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa edhe bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

/tvklan.al

Tags: gjobalicence
Previous Post

Operacion në Sarandë, Prokuroria lëshon urdhër-arreste për policë, zyrtarë e biznesmenë!

Next Post

Nga hipopotamët e Escobar te luanët e Ervis Martinajt, si kriminelët i kthyen vilat në “kopshte zoologjike”

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

July 21, 2026
PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al