Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Altin Goxhaj shpall kandidaturën dhe sulmon ashpër Dhomën e Avokatisë: Duhet reagim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Altin Goxhaj shpall kandidaturën dhe sulmon ashpër Dhomën e Avokatisë: Duhet reagim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Altin Goxhaj ka shpallur kandidaturën e tij, duke e shoqëruar me një reagim të fortë ndaj gjendjes së profesionit të avokatit në Shqipëri dhe rolit të Dhomës së Avokatisë ndër vite. Ai ka publikuar një letër të hapur drejtuar kolegëve të tij avokatë në Shqipëri, ku kritikon ashpër gjendjen aktuale të profesionit dhe përfaqësimin e tij institucional, duke e cilësuar avokatinë si “profesioni më i poshtëruar në vend” dhe duke fajësuar edhe vetë trupën e avokatëve për degradimin e saj. Në letrën e tij, ai ngre shqetësime mbi Reformën në Drejtësi, funksionimin e Dhomës së Avokatisë, vonesat e proceseve gjyqësore, mungesën e sistemeve efikase online, si dhe vështirësitë që hasin avokatët në ushtrimin e profesionit, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe reagim të fortë nga vetë komuniteti i avokatëve.

Letra e hapur e avokatit Altin Goxhaj, drejtuar avokatëve të Shqipërisë:

Të nderuar kolegë! Po kandidoj për të larë turpin tim shumëvjeçar. Dhe kush të dojë, të premten mund të lajë edhe turpin e vet dhe të gjithë mund të lajmë turpin tonë.

Sepse ne, avokatët, sot jemi kthyer në profesionin më të poshtëruar në Shqipëri. Dhe askush nuk na e ka fajin përveç vetes!

Sepse kemi kaq vjet që kemi lejuar të përfaqësohemi në mënyrë të turpshme nga kjo Dhomë Avokatie!

Ne kemi misionin të mbrojmë qytetarët dhe të drejtat e tyre, por prej tre dekadash nuk po arrijmë të mbrojmë as veten tonë. Jemi tradhtuar nga përfaqësuesit tanë, duke u bërë gjithnjë e më të dobët, më të pavlerë dhe më të pafuqishëm përballë një sistemi juridik dhe politik që na ka depersonalizuar dhe poshtëruar.

Dekada e fundit ka qenë shkatërrimtare për drejtësinë, për qytetarët dhe mbi të gjitha për ne avokatët. Përfaqësuesit tanë, që ne kemi lejuar të drejtojnë Dhomën e Avokatisë ose na kanë shitur, ose në rastin më të mirë na kanë braktisur.

Dhoma e Avokatëve ka qenë mbështetëse e Reformës në Drejtësi, ndërkohë që sot çdo avokat e sheh me sytë e vet rezultatin: një sistem i paralizuar, procese të stërzgjatura, hetime problematike dhe gjyqe që mund të zgjasin në rastin më të mirë deri në 8 vjet.

Sot avokatët trajtohen si të dyshuar dhe jo si pjesë e sistemit të drejtësisë. U merren edhe mjetet minimale të punës për të ushtruar profesionin e tyre, siç ndodh me telefonin psh në Gjykatën Administrative Tiranë (ku kemi ligjet, kalendarët, dhe çdo informacion referencial). Nuk po flas për peripecitë në Komisariatet e Policisë!

Dymbëdhjetë vjet më parë, çdo avokat mund të kontrollonte online çdo proces gjyqësor në Tiranë. Sot, për të siguruar një fjalëkalim për një çështje të vetme, shpesh përballesh me një kalvar burokratik dhe 95% e avokatëve kanë hequr dorë nga përdorimi i vetë sistemit online.

Megjithëse kemi numra telefoni dhe emaile aktive, bredhim nga një gjykatë në tjetrën, nga një qytet në tjetrin për të mësuar në sportele se gjyqi nuk do të zhvillohet, dhe askush nuk reagon se pse nuk kemi një sistem efektiv online komunikimi me gjykatat!

Harta Gjyqësore shkatërroi punën dhe profesionin e qindra avokatëve, ndërsa Dhoma reagoi kur gjithçka kishte përfunduar.

Sot një avokat që merr praktikantë duhet të përballojë kosto që shumë zyra nuk i përballojnë dot. Rezultati është i qartë: praktikantët mbeten pa praktikë reale dhe ne avokatët pa mbështetjen e tyre.

Policia dhe institucione të tjera të sistemit të drejtësisë na trajtojnë pa dinjitetin profesional që në fakt nuk e meritojmë për shkak të indiferencës sonë.

Parlamenti dhe qeveria na konsiderojnë sikur nuk ekzistojmë kur hartojnë dhe miratojnë ligje dhe akte që prekin sistemin dhe punën tonë!

Dhe arsyeja është e thjeshtë: ata e dinë që ne jemi të dobët, sepse kemi lejuar për vite të tëra të na përfaqësojnë njerëz që nuk kanë mbrojtur interesat tona por vetë sistemin.

Nuk po kandidoj sepse jam i bindur që do të fitoj.

Po kandidoj sepse kam turp të shoh veten në pasqyrë para se të nisem për në gjykatë apo në zyrë. Me çfarë morali do të mbroj qytetarët, kur vetë jam pjesë e një trupe profesionale që nuk po arrin të mbrojë veten?

Ne kemi një forcë të jashtëzakonshme. Një trupë avokatësh e organizuar nga një Dhomë Avokatie mund të detyrojë çdo qeveri dhe çdo sistem të respektojë të drejtat tona dhe të qytetarëve. Ne kemi shumë armë por mbi të gjitha në rast të refuzimit kemi një “armë finale” që Qeveria e kupton: Bojkotin e masave të sigurisë! Dhe ne e dimë pasojën por edhe rezultatin! Po kush ta bëjë? Këta që na kanë shitur apo në rastin më të mirë na kanë braktisur?

Nëse kandidatura ime merr votat për t’u zgjedhur, kjo do të ndodhë vetëm nëse avokatët që mendojnë si unë shohin tek unë një njeri që do të përballet në një betejë pa kompromis me ata që kanë bashkëpunuar me degradimin e profesionit tonë dhe me shkatërrimin e drejtësisë.

Sepse sot nuk është në kastruar vetëm profesioni i avokatit. Është shkretuar vetë Drejtësia dhe po shpopullohet e gjithë Shqipëria!

Dhe do vijë një ditë që do na bëjnë pyetjen shah-mat:

PO JU AVOKATËT KU ISHIT?!

Faleminderit.

 

Tags: altin goxhajAvokati i Popullitdhoma e avokatise
Previous Post

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Next Post

FOTO/ Bllokohet rruga “Ali Demi”, kush po i rikthen betonieret dhe kamionët në Tiranë

Next Post
FOTO/ Bllokohet rruga “Ali Demi”, kush po i rikthen betonieret dhe kamionët në Tiranë

FOTO/ Bllokohet rruga “Ali Demi”, kush po i rikthen betonieret dhe kamionët në Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

September 2, 2026
OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

September 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al