Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Martinaj i zhdukur prej 4 vitesh, i ati shkon në GJKKO: Djalin ma vranë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Martinaj i zhdukur prej 4 vitesh, i ati shkon në GJKKO: Djalin ma vranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Babai i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e GJKKO.

Mësohet se ai është thirrur nga prokurori për të dëshmuar lidhur me pronat e të birit.

Dëshmia e Mustafa Martinajt

Jam me profesion ekonomist. Kam pësuar një aksident në fund të viteve ’90, shumë të rëndë. Jam kuruar në Romë dhe pas rikthimit në Shqipëri kam filluar punë si drejtor i Dhomës Gjyqësore në Laç, Lezhë dhe Mirditë.

Pas ’97-ës jam marrë me aktivitet privat. E kam nisur me një kancelari dhe fotokopje, jam marrë për 3 vjet me kambizëm. Kam filluar punë si administrator ekskluziv i UBT-së në rrethin e Laçit me 3 pika. Kam punuar në Mirditë, Mat dhe Fushë-Krujë, me punë voluminoze dhe të ardhura të jashtëzakonshme. Kemi parasysh kohën, luftën e Kosovës dhe remitancat shumë të larta. Kam qenë në gjithë Shqipërinë, kam pasur ekskluzivitet në 4 rrethe.

Ervisi ishte në vitin e tretë të gjimnazit, motrat edhe më të vogla. Gjatë kësaj kohe më ka ecur shumë mirë puna. UBT është edhe sot në aktivitet, mund ta verifikoni.

Në 2007 kam punuar si administrator i Union Bank në Laç, por edhe në shërbimet bankare. Nga ky aktivitet kam pasur rreth 60 mijë dollarë të ardhura, dytësore për mua. Të gjitha aktivitetet e mia, në një periudhë shumë të vështirë, z. Kryetar, janë sulmuar padrejtësisht. Banka e Kursimeve, që ka pasur aktivitetin kryesor, nuk ekziston dhe s’ka asnjë dokument, bankat e tjera kryesisht gjithashtu.

As 30% e aktivitetit tim nuk është pasqyruar. Kam rreth 3.5 milion euro të ardhura, me rreth 6 milion kredi; këto jam në gjendje t’i vërtetoj me vendimet e bankës. Për shoqërinë UBT janë deklaruar një pjesë e madhe. Kam blerë përmes bankës “Arbëria”. Kam marrë kredi bankare për këtë punë. Për secilin nga rastet veprimet janë me bankë. Mund t’ju paraqes dokumentet në çdo moment.

Familja ime përbëhet nga unë, bashkëshortja, dy vajzat dhe i ndjeri djali që s’është më. Më vjen turp që vij për lecka e për tulla dhe nuk jam thirrur njëherë nga ana juaj. Kam dhënë deklarime, nga ana juaj asnjë sinjalizim… (Ndërhyn gjykata për të qëndruar në objekt)

Kujtojmë që Mustafa Martinaj pak ditë më parë, më 12 maj hodhi akuza edhe në drejtim të Policisë së Shtetit, duke deklaruar se drejtues dhe ish drejtues të policisë janë të interesuar për mos zbardhjen e ngjarjes.

Ndaj Martinajt vijon një proces në Gjykatë, ku SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive dhe personave të lidhur me të, me vlerë rreth 10 milionë euro, me akuzën se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Tags: Babai i Ervis MartinajGjkkoMustafa Martinaj
Previous Post

Projektligji i ri/ Mazhoranca “çliron” Policinë nga konkurset

Next Post

Tallja e Bordit! Ul çmimin e naftës me 5 lekë për litër

Next Post
Tallja e Bordit! Ul çmimin e naftës me 5 lekë për litër

Tallja e Bordit! Ul çmimin e naftës me 5 lekë për litër

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026
Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al