Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasja me armë në Mamurras, i arrestuar djali i ish-deputetit të PD /EMRI

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Përplasja me armë në Mamurras, i arrestuar djali i ish-deputetit të PD /EMRI
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar këtë pasdite në Mamurras, ku një 23-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane është plagosur nga policia në një shkëmbim me armë zjarri.

Së bashku me 23-vjeçarin Leonard Dema, në makinë së bashku me të ishte dhe Amadeo Fufi, ku siç mësohet është, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

Fufi ishte së bashku në makinë me Demën dhe mbante me vete një armë, të cilën ia ka drejtuar policisë.

Ai është arrestuar nga forcat operacionale, ndërsa Leonard Dema ndodhet momentalisht në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni të zhvilluar këtë të martë nga policia, (19 maj 2026) në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar, objektiv i operacionit ishte kapja e Leonard Demës, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Trentos në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje.

Policia kishte siguruar informacion mbi vendndodhjen e tij dhe ndërhyri në një karburant në aksin Mamurras–Laç për ta arrestuar. Por, në momentin që ka vënë re praninë e efektivëve, i riu dyshohet se ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas autoriteteve, edhe personi që e shoqëronte, shtetasi Amadeo Fufi, 28 vjeç, ka nxjerrë armë zjarri dhe ua ka drejtuar efektivëve të policisë.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, sipas njoftimit, shërbimet e policisë kanë qëlluar, duke plagosur Leonard Demën. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, 28-vjeçari A.F. është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë kontrollit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë që ai posedonte.

Previous Post

Aksident në Fier-Roskovec/ Makina përplas drejtuesin e motorit, përfundon në spital me plagë të rënda

Next Post

EKSKLUZIVE/ Goditet skema me Inteligjencë Artificiale! Video Call me Edi Ramën, si u mashtrua drejtori i ndërmarrjes shtetërore: Urgjent 60 mijë euro në Elbasan

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

July 20, 2026
I dënuar për drogë, arrestohet shqiptari në Itali pas 14 vitesh

I dënuar për drogë, arrestohet shqiptari në Itali pas 14 vitesh

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al