Sylvinho ka konfirmuar largimin e tij nga drejtimi i Shqipëria, duke e mbyllur zyrtarisht një cikël rreth tre vite e gjysmë në krye të kuqezinjve.
Në konferencën për shtyp, trajneri brazilian u shpreh se vendimi është marrë së bashku dhe se kjo periudhë ka qenë një rrugëtim i rëndësishëm për të dhe për ekipin kombëtar.
Ai falënderoi gjithashtu Federatën Shqiptare të Futbollit, stafin teknik, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke theksuar se marrëdhënia me Shqipërinë dhe Tiranën do të mbetet e veçantë për të.








