Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI bashkë më Andis Papën e Fastech

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI bashkë më Andis Papën e Fastech
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një funksionar i lartë i Tatimeve të Tiranës ka rënë në rrjetën e Prokurisë së Posaçme si person kyç në skemën e pastrimit të parave që gjeneronte korrupsioni i përbindshëm në AKSHI.

Aurel Cenolli me detyrë drejtor kontrolli në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës, rezulton se ndihmonte biznesmenin Andis Papa të pastronte paratë e korrupsionit duke lëshuar 10 milionë euro fatura fiktive për blerje çokollatash dhe biskotash tek kompania Mega Distribution e Bedri dhe Rogert Rrytas.

Roli i Cenollit në skemën e pastrimit të parave ka dalë nga dëshmia e një kontabilisteje të quajtur Arlinda Meko, e cila ka legalizuar transaksionet fiktive.

Sipas dëshmisë të publikuar nga Weblajm, Meko ka dëshmuar në SPAK se kalimi i faturave i është kërkuar nga Andis Papa, Ermal Beqiri dhe Aurel Cenolli.

Pjesë nga dëshmia e Mekos në SPAK

Nga Procesverbali datë 19.01.2025 për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale rezulton se Znj. Arlinda Meko ka deklaruar ndër të tjera se ka punuar me mbajtjen e kontabilitetit të shoqërisë Megadistribution sh.p.k., duke treguar se ka dijeni për faturimet ndërmjet kompanisë Megadistribution sh.p.k. me Fastech sh.p.k. dhe Soft & Solution sh.p.k., duke shpjeguar se Z. Andis Papa ka ardhur në zyrën e saj me Z. Aurel Cenolli (Drejtor në Drejtorinë e Tatimeve Rajonale Tiranë) dhe se i kanë kërkuar të bëjnë blerje të produkteve të kompanisë Megadistribution sh.p.k. dhe se blerjet nuk do të bëheshin me shkëmbim malli por faturime të Megadistribution sh.p.k. tek shoqëria Fastech sh.p.k.

Ajo sqaron se interesi i Fastech sh.p.k. ishte që përmes këtyre blerjeve të rritej niveli i shpenzimeve të kompanisë me qëllim që fitimet që merrte kjo kompani nga aktiviteti i saj të tatoheshin sa më apk nëpërmjet rritjes së shpenzimeve dhe se nga ana tjetër Megadistribution sh.p.k. kishte interes se shitjet pa faturë në treg do të mbuloheshin nga shitjet e këtyre faturave fiskale dhe se në këtë mënyrë do të balancohej me importet e subjektit. Ajo sqaron se kjo u diskutua ndërmjet Z. Bedri Rryta dhe Z. Andis Papa.

Nga Procesverbali datë 20.01.2025 mbi deklarimet e personit ndaj të cilës zhvillohet hetimet, me prezencën e mbrojtësit, Znj. Arlinda Meko ka deklaruar se nuk i kujtohet nuk ka ardhur në zyrë Znj. Arjola Koromani dhe se faturat ishin prerë në emër të shoqërisë Soft & Solution dhe se mendon se emrin e këtij subjekti ia ka dhënë Z. Andis Papa, duke treguar se ka patur edhe debate për mënyrën e deklarimit të disa faturave me Znj. Koromani.

Znj. Meko tregon më tej se Z. Ermal Beqiri dhe Z. Andis Papa kanë takuar më tej Z. Bedri Rryta dhe se ka qenë edhe ajo prezent, pasi e ka kërkuar ky i fundit. Ajo shpjegon se ato i ishin ankuar Z. Bedri Rryta se nuk donin të punonin me Znj. Meko dhe se kërkonin të punonin drejtpërdrejtë me Z. Rryta.

As ky i fundit dhe as Znj. Meko, tregon ajo, nuk kanë marrë ndonjë herë përfitime nga ato. Z. Rryta, tregon ajo, i ka thënë më pas se do të punonte vetëm me Z. Andis Papa dhe se me Z. Ermal Beqiri nuk donte ta shihte fare. /Kapitali.al

Tags: AKSHIFasttech
Previous Post

Durrës Marina, nga “investim strategjik” në një skemë fitimi

Next Post

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Next Post
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four"

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

October 18, 2026
Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al