Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

U shfaq papritur mbrëmjen e së enjtes në “prime time” një nga emrat më të lakuar të muajve të fundit, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Për të SPAK ka ngritur akuza të rënda që kanë të bëjnë me manipulimin e tenderëve me miliona euro dhe përfshirje në “grup të strukturuar kriminal”.

Ajo që pritej ishte një përballje me akuzat e rënda, lidhjet e saj me Ergys Agasin, një tjetër emër të bujshëm, por që mbetet në arrati, dhënie llogarie se si ndaheshin paratë publike duke manipuluar tenderat, rrëmbimet e biznesmenëve që prishnin punë, dy apartamentet dhe një vilë në Qerret, takimet me Agasin, arkat e verës të mbushura me euro… por asgjë.

Në fakt intervista rezultoi një lavazh i figurës së Karçanajt që u përlot disa herë dhe që “i qahej halli” se mediat i kishin rënë në qafë duke i përmendur emrin në një gjyq publik.

Karçanaj përsëriste fraza të gatshme se “e kishin futur në thertoren e gjësë së gjallë” se “AKSHI kishte bërë revolucion” dhe “AKSHI kishte bërë krenarë shqiptarët”, se ajo jetonte në një shtëpi me qera që e kishte marrë qëllimisht pranë punës që të mos humbte kohë në rast emergjente, se nuk kishte makinë dhe se vila e Qerretit nuk ishte e saj, por e marrë vetëm gjatë verës “si të gjithë shqiptarët që shkojnë me pushime”.

Aq shumë u përsëritën këto fraza sa në një moment u duk se kishte një defekt teknik në regjinë e TCH sepse frazat po përsëriteshin edhe një herë nga e para.

Karçanaj, akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim parash”.

Nga hetimet e SPAK, ajo është e dyshuar në manipulimin dhe favorizimin e paligjshëm në rreth 12 tendera publikë të zhvilluar nga AKSHI. Ajo dyshohet se ka vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të orientuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri./Marrë nga Lapsi.al

Previous Post

Çfarë ndodhi në Mirditë? RENEA shkon për të kapur Elson Reçin, kthehet ‘duar bosh’

Next Post

Dosja e SPAK/ Nga “Noizy” te “Strategu”! Nofkat e grupit që sulmoi ‘klanin’ Bajri në Shkodër

Next Post
Dosja e SPAK/ Nga “Noizy” te “Strategu”! Nofkat e grupit që sulmoi ‘klanin’ Bajri në Shkodër

Dosja e SPAK/ Nga “Noizy” te “Strategu”! Nofkat e grupit që sulmoi ‘klanin’ Bajri në Shkodër

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al