Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit, AIRBNB çon qiratë në qiell

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit, AIRBNB çon qiratë në qiell
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po fillon të ndjejë efektet e para negative të turizmit teksa dhënia e pronave me qira afatshkurtër është duke rritur koston e strehimit për ata që nuk kanë një banesë të tyren.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se qiratë e banesave ishin në prill të këtij viti, 7.1 për qind më të larta se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas Instat, shtrenjtimi i qirave është një nga komponentët kryesorë që po ndikon rritjen e inflacionit në vend.

Rritja e shpejtë e qirave është e lidhur me tkurrjen e ofertës në treg për shkak se një numër gjithmonë e më i lartë pronash, të cilat destinoheshin për tregun e qirave tashmë listohen në AirBNB për t’u dhënë me qira afatshkurtër.

Tkurrja e ofertës e ka zhvendosur për lart kurbën e çmimit, teksa familjet të cilat nuk kanë në pronësi banesa e kanë gjithmonë e më të vështirë të përballojnë koston e qirasë.

Trendi rritës i çmimit të qirave nuk pritet të ndalet as në muajit në vijim, duke reflektuar edhe efektin sezonal prej turizmit, edhe pse sipas agjentëve të tregut kërkesa për apartamente me qira edhe të kushtueshme po udhëhiqet nga kryeqyteti.

Ky është një fenomen, i cili ka prekur masivisht shumë vende të cilat kanë turizëm masiv. Qeveritë në shumë prej këtyre vendeve, si Spanjë, Itali apo dhe Greqi janë duke ndërhyrë me masa agresive duke kufizuar dhënien e pronave me qira afatshkurtra për t’u përballur me krizën e strehimit.

Madje në shumë qytete qytetarët kanë protestuar kundër turistëve të huaj, të cilët jo vetëm që e bëjnë më të papërballueshëm strehimin e vendasve, por rrisin kostot jetesës në të gjithë spektrin e tyre, përfshirë produktet bazike.  /Kapitali.al

Previous Post

Vjedhje me tender në Himarë! Eliminuan të gjithë konkurrentët, shpallën fituesin e paracaktuar – SPAK të zbarkojë urgjent në Bashki!

Next Post

Justin Bieber sërish në një periudhë të vështirë, rrëfen betejën e brendshme

Next Post
Justin Bieber sërish në një periudhë të vështirë, rrëfen betejën e brendshme

Justin Bieber sërish në një periudhë të vështirë, rrëfen betejën e brendshme

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Tre objektivat kryesore gjatë mandatit tim

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Tre objektivat kryesore gjatë mandatit tim

November 6, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al