Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nis seanca gjyqësore ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting

Lom Lom by Lom Lom
in AKTUALITET
0
Nis seanca gjyqësore ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë është shoqëruar me tensione dhe debate që në nisje të saj.

Raportohet se avokati i kreut të Partisë së Lirisë kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të hapura për mediat dhe të transmetohej “live”.

Kërkesa u refuzua nga gjykata, e cila argumentoi se seanca është publike, por nuk mund të kthehet në një aktivitet politik. “Ky nuk është miting,” u shpreh gjykata gjatë debatit në sallë.

Në diskutim ndërhynë edhe Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, të cilët deklaruan se jashtë sallës ndodheshin qytetarë dhe mbështetës që kërkonin të ndiqnin seancën, por nuk po lejoheshin të hynin.

Diskutime në sallë:

Gjykata: Në momentin kur konstatohet se kanë marrë dijeni për nisjen e procesit dhe që kanë firmosur, gjykata vendos që gjyqi të zhvillohet në mungesë të tyre.

Debate mes avokatit të Metës dhe gjykatës, pasi kamerat filmuan pesë minuta dhe u urdhërua të dalin.

Gjykata: Çdo shtetas i kësaj republike ka të drejtë të vijë ta ndjekë gjykimin. Por e kemi vendosur që kamerat do të qëndrojnë fare pak.

Avokati: Kam bërë kërkesë që doja ta bëja në prani të kamerave. Në nenin 339 dhe në Konventën Europiane, dhe duke nisur nga koha e diktaturës, proceset e rëndësisë së veçantë, duke nisur nga grupet armiqësore të Enver Hoxhës, janë bërë edhe me altoparlantë.

Gjykata: Kjo është një seancë publike.

Avokati: Jo, ju s’po bëni gjykim publik. Edhe salla është e vogël, mbase do të vijë gjithë partia, s’ka vend; ka vend vetëm për 30 veta.

Gjykata: Pra ka të tjerë që kanë ardhur e nuk hyjnë dot?

Monika Kryemadhi: Po, po, ja për shembull Miranda Rira, pedagoge. S’është vetëm Miranda, janë 200 veta.

Avokati i Metës: Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin me këto sallat e reja? Ja ku janë tenderat. Presidenti në kafaz, me kë talleni ju? S’jemi budallenj.

Klevis Balliu nga salla: Ka njerëz jashtë, 200 veta.

Tedi Blushi: Ka njerëz jashtë që duan të ndjekin gjyqin dhe s’po i lënë.

Gjykata: Ky nuk është miting./ Top Channel

Previous Post

Ofroi garanci 50 mijë euro, rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë

Next Post

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

Next Post
Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al