Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende pa dëmshpërblime për banorët e Durrësit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende pa dëmshpërblime për banorët e Durrësit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e 6 janarit, uji vërshoi në shtëpinë e Indrit Bibës në Porto Romano duke shkatërruar pothuajse gjithçka. Frigoriferi, lavatriçja dhe pjesa më e madhe e orendive shtëpiake dolën jashtë funksionit, duke e lënë kryefamiljarin në hall.

Katër muaj më vonë, Biba është ende në pritje të kompensimit të dëmeve sipas një premtimi të hershëm të Bashkisë.

“Kam dorëzuar në Bashki të gjithë dokumentacionin e kërkuar, përfshirë certifikatën e pronësisë dhe fotot e dëmeve,” tha ai për BIRN.

Rreshjet intensive në fillim të janarit shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit dhe njësitë administrative, ndërsa Porto Romano ishte ndër lagjet më të prekura.

Uji hyri në banesa, përmbyti rrugë dhe bllokoi lëvizjen e banorëve, të cilët në disa raste u detyruan të largoheshin nga shtëpitë. Autoritetet raportuan evakuimin e qindra banorëve dhe angazhimin e qindra punonjësve në terren për evidentimin e dëmeve dhe menaxhimin e situatës.Prokuroria e Durrësit nisi një hetim për të zbuluar përgjegjësit e pasojave të përmbytjeve në fillim të janarit në qytetin bregdetar, duke regjistruar një procedim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shkatërrimit të pronës nga përmbytjet dhe shkatërrimit të pronës nga pakujdesia. Megjithatë, hetimet mbetën rrugës dhe nuk kanë dhënë deri më sot asnjë rezultat.

Banorët e prekur ankohen se jo vetëm që nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim, por nuk kanë asnjë informacion nga Bashkia për vijimësinë e procesit.

Astrit Prenthi, pjesë e një familje me pesë anëtarë i tha BIRN se për shkak të vonesës së dëmshpërblimeve, ishte detyruar me vështirësi që të zëvendësonte një pjesë të oriendive të shkatërruara.

“Kam pyetur disa herë në njësinë administrative dhe më thonë se janë në pritje. Nuk dinë të na thonë kur do të dëmshpërblehemi,” tha Prenthi me zemërim.

Por procesi i dëmshpërblimit të të prekurve nga përmbytjet duket se është futur në zvarritjet e burokracisë.

Bashkia e Durrësit i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se po kryente procesin e verifikimit të dëmeve, ndërkohë që nuk e kishte marrë ende fondin e destinuar për dëmshpërblimet.

Bashkia tha se kishte ngritur një komision ekspertësh për vlerësimin e dëmeve, ndërsa njësitë administrative ishin ende në fazën e dorëzimit të dokumentacionit për familjet e prekura.

“Bashkia Durrës, aktualisht është në fazën e pritjes së fondit të kushtëzuar i destinuar për këtë proces,” tha Bashkia në përgjigjen me shkrim.

“I gjithë dokumentacioni do të vlerësohet bazuar në legjislacionin në fuqi dhe lista me përfituesit do të shpallet me Këshill Bashkiak,” shtohet në përgjigje.

Numri i lartë i të prekurve nga përmbytjet duket se do ta vështirësojë edhe më tej procesin, deri në shpërndarjen e parave. Sipas Bashkisë, për këtë arsye trajtimi financiar do t’i kalojë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Për banorët e dëmtuar, mungesa e një afati konkret dhe e informacionit të vazhdueshëm ka shtuar pasigurinë.

“Kam çuar gjithë dokumentet që na kërkuan dhe prapë nuk dimë asgjë,” tha Biba. “Vetë i kemi rregulluar sa kemi mundur gjërat e shtëpisë,” shtoi ai.

Në përgjigjen për BIRN, Bashkia deklaroi se bizneset e dëmtuara nga përmbytjet nuk përfshihen në skemën e kompensimit. Kjo për faktin se përmbytjet e 6 janarit nuk u shoqëruan me shpalljen e emergjencës civile, duke i bërë pretendimet e bizneseve të pakonsiderueshme.

Përmbytjet janë një problem i vazhdueshëm në zonën e Porto Romanos edhe për shkak të avarive të trashëguara të sistemit të kullimit në këtë zonë. Porto Romano është përballur vazhdimisht me përmbytje gjatë reshjeve intensive, ndërsa banorët kanë ngritur shpesh shqetësime për funksionimin e kanalizimeve dhe sistemit kullues.

Lidhur me këtë shqetësim, autoritetet lokale thanë se pas përmbytjeve janë ndërmarrë ndërhyrje për pastrimin e kanaleve kulluese, zhbllokimin e pusetave dhe rehabilitimin e zonave të prekura.

“Janë evidentuar pikat kritike, për të cilat janë planifikuar ndërhyrje të mëtejshme me qëllim zgjerimin dhe përmirësimin e kapacitetit të sistemit të kullimit, në funksion të parandalimit të përsëritjes së situatave të ngjashme në të ardhmen,” thuhet në përgjigjen e Bashkisë.

Previous Post

Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

Next Post

Rama shpall Shqipërinë kampione të prokurimeve: Jemi para Gjermanisë

Next Post
Rama shpall Shqipërinë kampione të prokurimeve: Jemi para Gjermanisë

Rama shpall Shqipërinë kampione të prokurimeve: Jemi para Gjermanisë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al