Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Këshilli i Medias: Vendimet e gjykatave për fshirjen e artikujve cënojnë lirinë e shtypit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Këshilli i Medias: Vendimet e gjykatave për fshirjen e artikujve cënojnë lirinë e shtypit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) dhe Aleanca e Mediave Etike (AME) kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, nga gjyqtari Flamur Kapllani, që kërkon heqjen dhe bllokimin e aksesit në përmbajtjet mediatike.

 

Dy organizatat shprehin shqetësimin për përdorimin e masave të përkohshme gjyqësore që urdhërojnë heqjen ose bllokimin e përmbajtjeve mediatike përpara shqyrtimit në themel të çështjes.

 

Sipas KSHM dhe AME, urdhra të tillë krijojnë një problem parimor, pasi kur gjykata urdhëron heqjen e artikujve pa vendim për ligjshmërinë e tyre, masa rrezikon të funksionojë si censurë paraprake.

Në deklaratë theksohet se reputacioni duhet të mbrohet përmes mjeteve proporcionale si: e drejta e përgjigjes, korrigjimi, përgënjeshtrimi, shënimi sqarues, përditësimi i artikullit, vendimi gjyqësor në themel dhe dëmshpërblimi kur provohet dëmi dhe se heqja e menjëhershme e artikujve nuk duhet të jetë zgjidhja e parë.

REAGIMI

Këshilli Shqiptar i Medias dhe Aleanca e Mediave Etike shpreh shqetësimin e tyre për

 

vendimin për Sigurimin e Padisë (e datës 24/04/2026, me numër 12320) marrë nga Gjyqtari Flamur Kapllani, në Gjykatën e Shkallës së Parë.

 

Ne shprehim shqetësim në lidhje përdorimin e masave të përkohshme gjyqësore që urdhërojnë heqjen ose bllokimin e përmbajtjeve mediatike përpara shqyrtimit në themel të çështjes.

 

Pa paragjykuar asnjë mosmarrëveshje konkrete dhe pa marrë përsipër të vlerësojmë nëse një publikim i caktuar është i saktë, i pasaktë, etik apo joetik, ne vlerësojmë se urdhra të tillë ngrejnë një problem të rëndësishëm parimor: kur një gjykatë urdhëron heqjen e artikujve përpara se të vendosë nëse ata janë të paligjshëm, masa rrezikon të funksionojë si censurë paraprake.

 

Kushtetuta e ndalon censurën paraprake të mjeteve të komunikimit. Ky ndalim është një garanci themelore që gjykatat, autoritetet publike dhe aktorët privatë me fuqi ekonomike apo politike të mos mund ta nxjerrin informacionin nga qarkullimi publik përpara se të ketë një vendimmarrje të plotë dhe të arsyetuar mbi ligjshmërinë e tij.

 

Këshilli Shqiptar i Medias dhe Aleanca e Mediave Etike thekson se përgjigjja ndaj një publikimi të kontestuar nuk mund të jetë, si rregull, heqja e tij e menjëhershme nga qarkullimi publik përpara gjykimit të themelit. Në një shoqëri demokratike, reputacioni mbrohet përmes mjeteve proporcionale si: e drejta e përgjigjes, korrigjimi, përgënjeshtrimi, shënimi sqarues, përditësimi i artikullit, vendimi gjyqësor në themel dhe, kur provohet dëmi, dëmshpërblimi.

 

Ne jemi veçanërisht të shqetësuar kur masa të tilla formulohen në mënyrë të gjerë, duke përfshirë portale, rrjete sociale dhe çdo mjedis tjetër digjital, pa përcaktuar me saktësi përmbajtjen konkrete, linket konkrete, shprehjet konkrete dhe arsyen pse çdo ndërhyrje është e domosdoshme. Një urdhër i përgjithshëm për heqje përmbajtjeje krijon pasiguri juridike, nxit vetëcensurë dhe u jep palëve të fuqishme një instrument presioni ndaj medias.

 

Në çështje që prekin lirinë e shtypit, dëgjimi i medias para vendimit të gjykatës duhet të jetë domosdoshmëri. Vendimet në dhomë këshillimi, pa praninë e mediave si palë, nuk justifikohen në një shoqëri demokratike.

 

Ne kërkojmë që masat e përkohshme për heqjen ose bllokimin e përmbajtjeve mediatike nuk duhet të përdoren si zëvendësim i gjykimit të themelit dhe as si rrugë e shkurtër për të zhdukur nga hapësira publike informacionin e pakëndshëm, të kontestuar apo kritik.

 

KSHM dhe AME u bëjnë thirrje qytetarëve që përpara se t’i drejtohen gjykatës, të kryejnë një proces ankimimi pranë www.ame.media ose www.kshm.al, për të tentuar një zgjidhje më të shpejtë e jokonfliktuale përmes vetërregullimit.

 

Për sa i përket artikujve objekt gjykimi, bazuar dhe në Kodin e Etikës së Gazetarit Shqiptar, KSHM dhe AME vërejnë se,

 

artikujt nuk mund të konsiderohen “mashtrues”, sepse janë të bazuar mbi një fakt konkret, që është një document i prodhuar nga gjykata;

 

titujt e përdorur janë sensacionalë dhe krijojnë një ide të ndryshme nga përmbajtja e shkrimeve.

 

Prandaj, KSHM dhe AME u rekomandojnë mediave të përfshira në këtë padi, të korrektojnë titujt në përputhje me standartet etike të Aleancës për Media Etike dhe të Kodit të Gazetarit.

Previous Post

Thellohet kriza e vendeve të punës në teknologji

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2026

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2026

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al