Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I sjellin me viza turistike ose kontrata futbolli, Shqipëria korridor i emigrantëve drejt Europës. Kush fshihet pas skemës?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
I sjellin me viza turistike ose kontrata futbolli, Shqipëria korridor i emigrantëve drejt Europës. Kush fshihet pas skemës?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

I sjellin me viza turistike ose kontrata futbolli dhe i dërgojnë drejt Europës, kush janë personat që fshihen pas kësaj skeme trafikimi?

Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shumë të përhapur, i nxitur kryesisht nga luftërat, varfëria dhe pasiguria politike. Më të lakmuara janë vendet e Bashkimit Europian, por, kufizimet ligjore kanë shtyrë një pjesë të emigrantëve të përdorin rrugë të paligjshme, duke u bërë shpesh viktima të rrjeteve të trafikimit të emigrantëve. Në këtë kontekst, Shqipëria është shndërruar në një vend tranzit, ku emigrantët kalojnë për të arritur në vendet e Europës Perëndimore. Këtu hyjnë në lojë rrjetet e trafikantëve, të cilët përfitojnë nga dëshpërimi i emigrantëve, duke u kërkuar shuma të mëdha parash për kalime të paligjshme, shpesh në kushte të rrezikshme dhe ç’njerëzore.

Për të disatën herë, me ndihmën edhe të personave të infiltruar, “Piranjat” arritën të dokumentonin raste të tjera të trafikimit të emigrantëve nga vendet e Lindjes drejt Shqipërisë, përmes kontratave të punës me biznese të ndryshme dhe më pas ilegal drejt Europës. Është data datë 18 shtator 2025.
Në Aeroportin Nënë Tereza, me valixhe në duar e çanta shpine mbërrijnë 11 shtetas egjiptianë. Ata kanë udhëtuar nga Kajro për në Athinë, e më pas me destinacion të fundit Tiranën. Grupi ka me vete edhe një shoqërues. Ai quhet Kristo Zguri, një 66-vjeçar nga Korça, i cili rezulton të ketë me 2 nipte të ndryshëm një aktivitet gjithëpërfshirës, duke nisur nga bujqësia, peshkimi, blegtoria dhe ndërtimi, ndaj nuk përjashtohet mundësia që këta 11 emigrantë mund t’i nevojiten si forcë punëtore.
Gjithmonë nëse vërtetë është ky qëllimi, sepse shpesh herë, mbërritja e emigrantëve në Shqipëri me letra pune është thjesht karremi, pasi vetëm disa prej tyre kanë qëllim të punësohen dhe integrohen në këtë vend. Pjesa tjetër, trafikohen për në shtetet europiane, kundrejt pagesave të majme që bëjnë tek trafikantët.
Gjatë bisedës që gazetari Freard Rista zhvilloi me 66-vjeçarin Kristo Zguri, ky i fundit u distancua nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të emigrantëve, duke hedhur akuza mbi agjencitë e punësimit të cilat sipas tij dezinformojnë punëtorët dhe i gënjejnë për t’i çuar në Europë. Zguri pranoi se nuk kishte asnjë punëtor të huaj në aktivitetin e tij, pasi kur ata mbërritën në Tiranë, u arratisën sipas një plani të paramenduar.
“Agjencitë shqiptare, kanë agjenci jashtë në çdo shtet bashkëpunojnë njëri me tjetrin. Këta disinformojnë punëtorët që sjellin. U premtojnë që do vini, do kaloni në Europë, andej-këtej. Nuk jam i qartë mirë, më duket se u marrin para edhe ata andej edhe këta këtej dhe i gënjejnë për t’i çuar në Europë”, tha ai.
Sidoqoftë fenomeni i trafikimit të emigrantëve përmes territorit shqiptar, është kaq i përhapur saqë nuk e kemi aspak e vështirë të biem në gjurmët e grupeve të tjera që operojnë në vendin tonë. I infiltruari ynë takoi një vajzë nga India, e cila kishte mëbrritur në Tiranë me vizë turistike. Ajo fillimisht pranoi se kishte udhëtuar për qëllime turistike, por më pas e pranoi se kishte synim të largohej për në Europë.
“Kam 13 ditë këtu, kam ardhur me vizë turistike. Nuk kam asnjë shok apo shoqe, po qëndroj në hostel. Po shoh dhe për disa apartamente pasi shumë njerëz të tjerë janë duke ardhur. Nga India dhe Afrika. Shumë duan të ikin në Europë, shumë po ikin në Europë, edhe mua më pëlqen”, tha ajo.
Takimin e radhës, bashkëpunëtori ynë e bëri me një djalë të ri që është mashtruar me kontratë pune false.
“Jam nga Nigeria. Erdha me avion, për të luajtur futboll, më gënjyen. Pagova 600-700 euro. Dua të shkoj në Itali, Spanjë ose Francë, por duhen më shumë para. Këtu më solli menaxheri i një shokut tim, Nigerian është edhe ai. Ka kontakte me njerëz që bëjnë viza. Ka pasaportë shqiptare. Është martuar me shqiptare”, deklaron i riu, pa na treguar më shumë për personin trafikant.
Por i infiltruari ynë takon vetë shokun e tij.
“Aktualisht nuk punoj. Erdha me vizë D. më sollën për futboll, nuk e kam kontratën, por e pashë që ishte false. Më thanë që do luaja me klubin e futbollit Egnatia. Kam paguar 3000 euro. Chaos quhet personi që më solli”, tregon ai.
Për të parë e mësuar nëse ekziston vërtet një person me emrin Chaos, i cili sipas dëshmitarëve ka funksion menaxhimi në skuadrën e futbollit të Egnatias, udhëtuam drejt Rrogozhinës. Aty takuam një futbollist të kësaj skuadre, i cili na tha se nuk ekzistonte asnjë menaxher futbolli me emrin Chaos. Në shumë nga këto kompani apo fabrika që punësojnë emigrantë nga vendet e lindjes, ka persona që qëndrojnë aty jo për të marrë rrugën mujore, por për të rekrutuar sa më shumë të rinj e të reja, me qëllim trafikimin jashtë Shqipërisë.
“Piranjat” u infiltruan edhe brenda një fabrike alumini në Tiranë, ku zbuloi një punëtor nga Bangladeshi që merrej me trafikimin e çdo personi që vinte në atë fabrikë për të punuar, duke i siguruar dokumente false, me qëllim dërgimin për në Europë. / Piranjat News

Previous Post

Igli Tare thërritet në SPAK, do të pyetet për dosjen Balluku

Next Post

Parashikimi i motit, 10 maj 2026

Next Post
Parashikimi i motit, 10 maj 2026

Parashikimi i motit, 10 maj 2026

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al