Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Denoncimi i PD-së: Policia rrëmben dhe kërcënon qytetarin të mos dalë në protestë!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Denoncimi i PD-së: Policia rrëmben dhe kërcënon qytetarin të mos dalë në protestë!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka denoncuar një incident të ndodhur këtë të premte në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Degës nr. 6 të PD-së në Tiranë, Onelda Zefi, shprehet se një qytetar i identifikuar si, Ernest Kapo është ndaluar në mënyrë të paligjshme nga një patrullë policie e Komisariatit nr. 6, pa asnjë shpjegim dhe pa arsye ligjore.

Sipas saj, më herët gjatë ditës, efektivë të policisë kishin shkuar në banesën e Kapos dhe i kishin kërkuar që të mos merrte pjesë në protestën e opozitës të planifikuar këtë pasdite në orën 19:00.

Sipas saj kjo ngjarje është një akt terrori policor dhe veprim mafioz, ndërsa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kapos.

Deklarata e plotë:

Një akt i hapur terrori policor dhe veprim mafioz ka ndodhur sot në Kombinat. Një patrullë policie ka ndaluar në mesditë Ernest Kapon, pa shpjegime, pa arsye dhe në mënyrë të paligjshme.

Ndalimi i tij nuk ka qenë i rastësishëm. Sot në mëngjes një patrullë e Komisariatit 6 është shfaqur në banesën e z. Kapo, duke i kërkuar që të mos dalë në protestën e sotme të opozitës në orën 19.00.

Disa orë më vonë policë të të njëjtit Komisariat e kanë ndaluar në Kombinat, kur ka dalë nga shtëpia për punët e veta si çdo qytetar.

Ndalimi i z. Kapo është alarmant dhe i papranueshëm, jo vetëm si cënim i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, por edhe për faktin se ai ka probleme shëndetësore.

Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk të policisë politike të Edi Ramës dhe hyzmeqarëve të tij, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Kapo.

Asnjë përpjekje mafioze nuk e ndal opozitën të demonstrojë në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Përpjekjet për frikësim të opozitës dëshmojnë frikën që ka kapur narko-qeverinë.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kombinatit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të na bashkohen në orën 19.00, edhe në emër të Ernestit dhe të gjithë atyre që policia dhe qeveria i përndjekin, intimdiojnë, mbitaksojnë, u bien në qafë dhe nuk i mbrojnë, siç është detyrimi i çdo qeverie për çdo qytetar.

Previous Post

Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, plagosen dy vajza

Next Post

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë blu, pritet nga demokratët

Next Post
Protesta/ Berisha mbërrin në selinë blu, pritet nga demokratët

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë blu, pritet nga demokratët

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

November 6, 2026
Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al