Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Seanca e Veliajt kundër prokurorit Ols Dado merr ‘nota teatrale’

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Seanca e Veliajt kundër prokurorit Ols Dado merr ‘nota teatrale’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasja administrative mes Erion Veliajt dhe prokurorit që po e heton atë, Ols Dado, nisi me nota teatrale të premten, kur salla nr.2 e Gjykatës Administrative u tejmbush me aktorë, artistë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Përpara fillimit të seancës, aktori 84 -vjeçar, Robert Ndrenika iu afrua vendit ku qëndronte Veliaj dhe e puthi atë në ballë. Një tjetër mbështetëse u filmua nga kamerat teksa i puthi duart kryebashkiakut që ndodhet në një proces gjyqësor për veprën penale të korrupsionit.

Në Gjykatën Administrative, Veliaj kërkon zhbërjen e dekretit të Presidentit për emërimin e prokurorit Ols Dado, duke e konsideruar atë të paligjshëm.

Ndërkohë që gjithçka po regjistrohej e transmetohej live nga kamerat, gjyqtari i çështjes, Hazbi Balliu pyeti palët lidhur me kërkesën e Veliajt dhe mediave për ta regjistruar të gjithë seancën, por avokati i prokurorit Dado, Erarbër Madhi dhe përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e kundërshtuan atë.

Avokati Madhi bëri me dije se prokurori Ols Dado nuk e ka dhënë pëlqimin për regjistrim, duke argumentuar se bëhet fjalë për një akt indivdial që ndikon në karrierën e tij.

Avokati Ndreca kundërshtoi duke deklaruar se regjistrimin me kamera e lejon Kushtetuta. Megjithatë, gjykata lejoi vetëm regjistrime të pjesshme, vetëm për palën paditëse dhe gjykatën, por jo palët e paditura.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj deklaroi se Dado nuk kërkonte që të hidhej dritë mbi procedurën e emërimit të tij. Sipas tij, KLP duhej të kishte kërkuar vetë të pastronte ‘degën e kalbur’, por nuk e bëri. Ai pretendoi se vetë Presidenta dhe presidenti atëhershëm, Bamir Topi e kishin pranuar se kishte ndodhur gabim.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi të mbante një fjalim, por gjyqtari i tërhoqi vëmendjen se objekt i seancës ishin qëndrimet lidhur me legjitimimin e tij si paditës.

Megjithatë, Veliaj e vazhdoi fjalën, duke e cilësuar hetimin dhe arrestimin e tij si një veting penal për familjen, por jo për çështje që kishin lidhje me detyrën e tij si kryetar bashkie.

Ndërsa Veliaj po tregonte se i ishin shkelur të drejtat në procesin penal, gjyqtari Balliu i kërkoi të parashtrojë lidhur me legjitimitetin. Por së bashku, Veliaj dhe Ndreca pretenduan se po tregonin pasojën, për të dalë tek legjitimiteti që ai ka për të ngritur padinë lidhur me mënyrën e emërimit të Dados. Veliaj e mbajti fjalimin e tij dhe pretendoi se Dado dhe KLP duan ta mbyllin me procedurë.

“Nëse nuk legjitimohem unë për padinë, kush mund të legjitimohet më shumë? Duhet përgjigje nëse emërimi Ols Dados është i ligjshëm,” tha ai.

Në vijim, avokati Ndreca kontestoi autorizimin e përfaqësueses së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe deklaroi se KLP duhet të marrë një vendim kolegjial për kërkesën e tyre. Sipas Ndrecës, kryetarja dhe në këtë rast, nënkryetari, nuk mund të japin autorizim. Ai pretendoi se përfaqësuesja e KLP-së del nga tagrat që i janë dhënë, kur ajo kërkon moslegjitimimin e Veliajt si paditës.

Gjyqtari Hazbi Balliu e konsideroi autorizimin e përfaqësues së KLP-së të rregullt dhe kërkoi që diskutimi të kthehej tek legjitimiteti i padisë.

Ndreca e kundërshtoi vlerësimin e gjykatës si të pabazuar, ndërsa gjyqtari Balliu i kujtoi se gjykata nuk bënë debat me palët. Ai i sugjeroi të bënte kallëzim penal nëse shikonte tagrat të tejkaluara. “Gjykata vendos, nuk bënë debat”, tha gjyqtari Balliu.

Në vijim, Ndreca dhe Veliaj kërkuan me ngulm që të vinte nënkryetari i KLP-së, i cili në mungesë të kryetares, ka autorizuar përfaqësuesen e këtij institucioni për të marrë pjesë në proces. Sipas Ndrecës, autorizimi është i parregullt, pasi duhet të jepet nga këshilli si organ kolegjial. Ai pretendoi se në këtë rast ka dy vepra penale, falsifikim dhe marrje atributesh.

Përfaqësuesja e KLP-së kundërshtoi duke konstatuar se po deformohet realiteti. Sipas saj, zv.kryetari i Këshillit zëvendëson kryetarin në mungesë të këtij të fundit, duke pasur gjithë funksionet dhe atributet. Ndërkohë, argumentoi se kryetari përfaqëson Këshillin.

Pasi lexoi një pjesë të qëndrimit të KLP-së në cilësinë e palës së paditur lidhur me legjitimitetin e paditësit, Veliaj kërkoi kohë që ta shqyrtonte atë me mbrojtësit e tij dhe kërkoi shtyrjen e seancës.

Gjyqtari Balliu propozoi shtyrjen e seancës për në datën 29 maj, por përfaqësuesja e KLP-së tha se kishte një leje të miratuar për atë ditë, si dhe udhëtim jashtë shtetit, për të cilat tha se disponon dokumente për ta vërtetuar.

Ndërsa shumica e mbështetësve të Veliajt nisën të nënqeshnin dhe të ironizonin me zë të ulët përfaqësuesen e KLP-së, gjyqtari Balliu propozoi datën 19 qershor për seancën e radhës. Ovacionet u shtuan në atë moment dhe gjyqtari Balliu ktheu nga publiku axhendën e datave të gjyqeve me të cilat po konsultohej.

“Ta shikojë publiku” tha ai, duke shfaqur axhendën me shënime të shumta. Në fund, seanca u shty për më datë 19 qershor, në orën 14:00, kur objekt diskutimi vijon të mbetet legjitimiteti i Veliajt për të qenë paditës ndaj emërimit të Dados. /BIRN

Previous Post

Kush e vrau Rexhep Isamilin? Zbardhet krimi në Sarandë, 6 autorë në kërkim /EMRAT

Next Post

Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, plagosen dy vajza

Next Post
Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, plagosen dy vajza

Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, plagosen dy vajza

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al