Friday, September 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Paralajmërimi i Trump/ Frenimi i Rusisë, i pamundur pa raketat “Tomahawk” në Gjermani

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Paralajmërimi i Trump/ Frenimi i Rusisë, i pamundur pa raketat “Tomahawk” në Gjermani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër vendimet e fundit ushtarake-strategjike të marra nga qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump, përveç tërheqjes së rreth 5,000 trupave, është edhe anulimi i përkohshëm i vendosjes së planifikuar të raketave amerikane me rreze të mesme veprimi në Gjermani. Këtë e ka konfirmuar së fundi edhe vetë Kancelari Friedrich Merz në një intervistë për televizionin ARD. ]

Kjo ka të bëjë me raketat Tomahawk me një rreze veprimi që shtrihet deri në Rusi. Ekspertët gjermanë besojnë se ky është një problem më i madh sesa tërheqja rreth 5000 trupave, e cila, sipas Pentagonit, duhet të ndodhë në gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm.

Ka “raketa ruse nga Kaliningradi që na kërcënojnë”, thotë Nico Lange, një ekspert i politikave të sigurisë, dhe kujton se Gjermania nuk ka raketa që mund të përbëjnë një “kundërkërcënim”.

“Ne donim t’i merrnim ato nga Amerika, por tani nuk po i marrim”, shpjegon ai. Evropianët duhet “ta arrijnë shpejt këtë aftësi, sepse është thelbësore për sigurinë tonë”, paralajmëron eksperti gjerman në një deklaratë për programin e parë të shërbimit publik ARD.

Vendosja e raketave lundruese Tomahawk me një rreze veprimi deri në 2,500 kilometra u ra dakord në vitin 2024, nën Presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe Kancelarin Olaf Scholz. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius shpjegoi në atë kohë se qëllimi ishte të krijohej një mundësi veprimi  derisa Evropa të mund të prodhonte sistemet e veta.

Vendosja e Tomahawk fillimisht ishte planifikuar të fillonte në vitin 2026. Megjithatë, Reuters citoi së fundmi një zyrtar të lartë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së të thoshte se batalioni për vendosjen e Tomahawk nuk do të dërgohej në Gjermani.

Eksperti i sigurisë Christian Mölling e sheh këtë si një problem të madh dhe thotë se është “në fakt lajm shumë më dramatik”. Sisteme të tilla janë një element qendror i parandalimit, “sepse këto janë raketa të afta të godasin Rusinë jo vetëm kur ajo ka arritur tashmë kufijtë e NATO-s, por edhe shumë më larg – dhe të çaktivizojnë qendrat e saj të komandës”, shpjegon Mölling për ZDF.

Gjermania aktualisht nuk ka armë me rreze kaq të gjata veprimi, as aftësitë e nevojshme të zbulimit. Pasoja është paradoksale: mungesa e këtij batalioni raketash dobëson aftësinë parandaluese të NATO-s.

“Kjo krijon një boshllëk të konsiderueshëm aftësish në aspektin e pengimit të Rusisë, i cili mund të mbyllet vetëm më vonë me armë evropiane”, tha Carlo Masala i Universitetit Bundeswehr në Mynih për numrin e së dielës të gazetës Welt.

Thomas Erndl, përfaqësuesi i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU përgjegjës për politikën e mbrojtjes, i bëri thirrje Ministrit të Mbrojtjes Pistorius që të sigurojë urgjentisht një zëvendësim për raketat Tomahawk.

“Ne vërtet nuk kemi më kohë për të humbur në rrugën drejt një Bundeswehri më të fortë”, kërkoi Erndl në një deklaratë për gazetën Bild. “Ne kemi nevojë”, tha ai, “për më shumë shpejtësi, një plan veprimi afatshkurtër dhe, mbi të gjitha, qasje inovative për të arritur shpejt këtë aftësi, veçanërisht në lidhje me armët me precizion të gjatë.”

Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të SPD, Siemtje Möller, beson se do të ishte një “shenjë e keqe” nëse raketat me rreze të mesme veprimi nuk do të vendoseshin. Ajo bën thirrje që projekti evropian ELSA të përshpejtohet dhe të shqyrtohet “si mund të kapërcehet hendeku në prodhimin e raketave ELSA përmes bashkëpunimit me vendet e tjera, për shembull me Ukrainën”.

Raketat Tomahawk do të kishin për qëllim forcimin e aftësive parandaluese të Gjermanisë derisa të zhvillohet projekti ELSA – diku midis viteve 2030 dhe 2032. Gjatë kësaj kohe, Ukraina jo vetëm që ka zgjeruar masivisht aftësitë e saj kur bëhet fjalë për dronët – por ky vend, siç pretendon, tani po ndërton edhe raketa të afta për të sulmuar objektiva thellë brenda Rusisë./DW

Previous Post

Padia e biznesmenit Dionis Teqja kundër mediave, SafeJournalists: Vendimi i gjykatës ngre shqetësime për proporcionalitetin

Next Post

Vranë mafiozin grek në Athinë, arrestohen 4 persona, mes tyre dy shqiptarë /EMRAT

Next Post
Vranë mafiozin grek në Athinë, arrestohen 4 persona, mes tyre dy shqiptarë /EMRAT

Vranë mafiozin grek në Athinë, arrestohen 4 persona, mes tyre dy shqiptarë /EMRAT

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

Punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

September 10, 2026
Minstri Malaj i valëvit faturën 40 mln euro gjykatësve pasi ata e paditën në SPAK

Minstri Malaj i valëvit faturën 40 mln euro gjykatësve pasi ata e paditën në SPAK

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al