Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reagon shoqata e gazetarëve për padinë e Dionis Teqës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Reagon shoqata e gazetarëve për padinë e Dionis Teqës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Gazetarëve ka reaguar në lidhje me padinë e biznesmenit Dionis Teqja, lidhur me fshirjen e disa publikimeve mediatike mbi shpalljen e tij “në kërkim”, pasi nuk paraqitej në gjykatë për një çështje civile të padituar nga ortakët në biznese.

Në reagimin zyrtar, AGSH thekson se çdo individ ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe dinjitetit të tij por duhet të ruhet një ekuilibër i kujdesshëm mes mbrojtjes së reputacionit dhe garantimit të lirisë së shprehjes dhe informimit publik.

Sipas AGSH, masat që lidhen me heqjen ose bllokimin e publikimeve mediatike duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të kenë mbi ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Në çdo rast, thekson AGSH, shifrat marramendëse që kërkohen si dëmshpërblim ndaj gazetarërve dhe mediave që arrijnë deri në 500.000 Euro, janë tërësisht abuzive dhe formë presioni ndaj tij dhe të tjerëve.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë po ndjek me vëmendje vendimin për “sigurimin e padisë” të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me disa publikime mediatike që kanë të bëjnë me biznesmenin Dionis Teqja.

AGSH vlerëson se çdo individ ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe dinjitetit të tij, ashtu siç mediat dhe gazetarët kanë detyrimin të raportojnë në mënyrë profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të respektojnë standardet etike të gazetarisë.

Nga ana tjetër, konsiderojmë se në raste të tilla është e rëndësishme që të ruhet një ekuilibër i kujdesshëm mes mbrojtjes së reputacionit dhe garantimit të lirisë së shprehjes dhe informimit publik, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet europiane për lirinë e medias.

AGSH shpreh shqetësimin se masat që lidhen me heqjen ose bllokimin e publikimeve mediatike duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të kenë mbi ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Ne inkurajojmë të gjitha palët që këtë proces ta trajtojnë me profesionalizëm, qetësi dhe respekt për institucionet, ndërsa organet gjyqësore të vijojnë të garantojnë një proces të drejtë dhe në përputhje me standardet demokratike dhe jurisprudencën europiane mbi lirinë e medias.

Në çdo rast shifrat marramendëse që kërkohen si dëmshpërblim ndaj gazetarërve dhe mediave që arrijnë deri në 500.000 Euro ndaj gazetarit Arsen Rusta janë tërësisht abuzive dhe formë presioni ndaj tij dhe të tjerëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të vijojë ta ndjekë këtë çështje me vëmendje, në mbështetje të standardeve profesionale, sigurisë juridike dhe lirisë së medias në vend.

Previous Post

“Po saboton…” Rama poshtëron Tërmet Peçin në Gjirokastër: Mos na çaj by**ën!

Next Post

E zuri zetori poshtë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë /EMRI

Next Post
E zuri zetori poshtë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë /EMRI

E zuri zetori poshtë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë /EMRI

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al