TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë, në katin e dytë të një pallati.
Nuk dihen shkaqet ndërsa raportohet për dëme materiale.
Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është hedhur në formë kërcënimi. Bëhet fjalë për një dyqan që shpërndan internet.








