Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Peshku helmues sërish në ujërat e Vlorës, specialistët ngrenë alarmin: Kujdes, të merr jetën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Peshku helmues sërish në ujërat e Vlorës, specialistët ngrenë alarmin: Kujdes, të merr jetën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e pranisë së një peshku shumë helmues në ujërat shqiptare, veçanërisht në Gjirin e Vlorës, po shqetëson gjithnjë e më shumë peshkatarët dhe ekspertët e mjedisit.

Bëhet fjalë për peshkun Top, një specie e njohur për përmbajtjen e lartë të toksinës helmuese e cila mund të jetë fatale për njeriun nëse konsumohet.

Sipas specialistit te zonave te mbrojtura Nexhip Hysolakoj, vetëm gjatë 2-3 muajve të fundit janë regjistruar tre raste kapjesh, me një rritje të dukshme në përmasa. Rasti më i fundit përfshin një individ rreth 55 cm të gjatë dhe me peshë rreth 1.6 kg – përmasa që tregojnë se kemi të bëjmë me ekzemplarë të rritur dhe potencialisht më të rrezikshëm.

Ky zhvillim është veçanërisht shqetësues për shkak të mungesës së informacionit tek peshkatarët dhe konsumatorët. Në disa raste, ky peshk është quajtur nga vetë peshkatarët si “peshku top”, pa pasur dijeni për rrezikun ekstrem që paraqet. Konsumimi i tij, edhe në sasi shumë të vogla, mund të çojë në paralizë, dështim të frymëmarrjes dhe në raste të rënda, humbje jete.

Ekspertët theksojnë se ky është një ndër llojet më të rrezikshme për shëndetin e njeriut që është shfaqur në ujërat tona. Për këtë arsye, rekomandohet që çdo rast kapjeje të trajtohet me kujdes maksimal dhe individët të mos konsumohen në asnjë rrethanë.

Rritja e pranisë së kësaj specieje lidhet me disa faktorë, përfshirë hyrjen e specieve invazive përmes Kanalit të Suezit dhe ndryshimet klimatike që po ndikojnë ndjeshëm në ekosistemet detare të Mesdheut dhe Adriatikut.

Ndërkohë peshkatari Viktor Koçaj tregon se kjo specie është hasur edhe më herët në ujërat tona, por jo me këto përmasa dhe jo kaq shpesh sa në muajt e fundit.

“E kemi parë edhe vite më parë, por jo si tani. Kohët e fundit është shfaqur më shpesh, por kjo madhësi është e pazakontë për ne. Është hera e parë që na bie në rrjet një ekzemplar kaq i madh,”

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, peshkatarët tregojnë se marrin masa mbrojtëse gjatë kontaktit me këtë peshk.

“Përdorim dorashka, sepse sipas biologëve është shumë helmues. Nëse ke ndonjë plagë në dorë apo kontakt të drejtpërdrejtë, mund të jetë i rrezikshëm,” shton ai.

“Është i pakonsumueshëm. Nuk e përdorim për ushqim në asnjë rast për shkak të rrezikut që paraqet për shëndetin.”

“Më përpara e kemi kapur në thellësi 35-40 metra dhe në përmasa më të vogla. Këtë herë u kap në rreth 15 metra dhe ishte shumë më i madh. Kjo është vërtet e pazakontë.”

Peshku pritet të dërgohet për studim nga specialistët, ndërsa rasti konsiderohet një sinjal për rritjen e pranisë së specieve të rrezikshme në ujërat shqiptare. /TCH

Previous Post

Emigrimi i të rinjve i kushton Shqipërisë miliona euro, çfarë paralajmërojnë ekspertët

Next Post

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al