Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta intervistë nga qelia: Rama, pengmarrësi dhe penguesi i drejtësisë e integrimit në BE

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Meta intervistë nga qelia: Rama, pengmarrësi dhe penguesi i drejtësisë e integrimit në BE
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, ka rrëfyer në një intervistë për drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, se përpara se të arrestohej, madje para djegies së mandateve nga opozita në vitin 2019, kishte patur në plan të tërhiqej nga politika. Por situata politike dhe zhvillimet në vend e detyruan të rikthehet në aktivitet politik.

Për Metën  kjo është e gjitha një betejë politike ku Edi Rama po përdor si armë politikë drejtësinë e kapur prej tij me mbështetjen e McGonigalëve dhe Mogherinëve.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Duke qenë në izolim dhe nën gjykim, a keni hequr ju dorë nga politika aktive?

Ilir Meta: Unë e kisha një plan për t’u larguar nga politika, kur edhe pse me dilema, pranova të bëhem President i Republikës, e nëse nuk do kishin ndodhur çmendurira si komploti për djegien e mandateve dhe marrëzia si betimet te “Lana” të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ndoshta sot do të isha si ambasador në Danimarkën time të preferuar. Ato që ndodhën e bënë të pashmangshëm rikthimin tim në politikën aktive atje ku mund të ndryshohen gjërat në themel.

Që ditën e parë të largimit nga detyra e Presidentit të Republikës, shpikën një “e-mail” nga SHBA, se gjoja  unë kisha qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një palaçollëk që zgjati nja një vit duke përgojuar persona jopublikë.

Pastaj pasi zbuluan disa telefona të njerëzve pranë meje, u përpoqën që të largohesha vetë me të “mirë”. Dhe meqënëse unë jo vetëm nuk u largova me të “mirë” dhe nuk u arratisa nga frika e letërporosive që vinin çdo ditë, i ranë shkurt dhe më rrëmbyen në 21 Tetor 2024. Largimi im nga politika tani, për mua është vetë brektisja e Lirisë, e cila është në ADN-në time. Ndaj jam më i vendosur se kurrë që të luftoj, jo thjesht për lirinë time, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë.

Blendi Fevziu: A keni vetëm një betejë, atë me drejtësinë?

Ilir Meta: Unë nuk kam asnjë betejë me Drejtësinë, pasi kurrë nuk kam shkelur asnjë ligj dhe as kam qenë në dijeni se dikush tjetër ka shkelur ligjin. Kurrë nuk kam bërë as ligje dhe as vendime me porosi si Edi Rama. Kurrë nuk kam favorizuar asnjë kompani apo biznesmen dhe kurrë nuk i kam shkaktuar një qindarkë dëm Buxhetit të Shtetit. Natyrisht kjo është e gjitha një betejë politike ku Edi Rama po përdor si armë politikë drejtësinë e kapur prej tij me mbështetjen e McGonigalëve dhe Mogherinëve.

Unë kurrë as i jam shmangur drejtësisë dhe as e kam penguar atë. Sot është provuar botërisht se Edi Rama është pengmarrësi dhe penguesi i drejtësisë por edhe i integrimit europian ku “shkëlqen” si recidivist.

 

Previous Post

“Vilat e tezes së trafikantit”: Si SPAK harroi të hetojë pasuritë e deputetes Bora Muzhaqi dhe burrit të saj në SHBA

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Maj 2026

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 1 Maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Maj 2026

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al