Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Borxhi publik zbret në 48.79% të PBB-së, rënie edhe në vlerë në 3-mujorin e parë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Borxhi publik zbret në 48.79% të PBB-së, rënie edhe në vlerë në 3-mujorin e parë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Borxhi publik i vendit ka shënuar rënie të ndjeshme në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Në fund të marsit 2026, ky tregues vlerësohet të ketë zbritur në nivelin 48.79%, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave për tremujorin e parë të vitit 2026.

Rënia prej 4.08 pikë përqindjeje brenda vetëm tre muajve i detyrohet si rritjes së parashikuar të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili për vitin 2026 llogaritet të arrijë në rreth 2,8 trilionë lekë ashtu edhe reduktimit të stokut total të borxhit në vlerë nominale. Konkretisht, stoku i borxhit të qeverisë qendrore dhe atij të garantuar zbriti nga 1,4 trilionë lekë në fund të vitit 2025, në 1,35 trilionë lekë në fund të marsit 2026.

Siç shihet nga të dhënat, borxhi i jashtëm ka pasur rënien më të madhe (-2.66 pikë përqindje). Kjo ka ndodhur sepse ky borxh është ndaj rritjes së ekonomisë (PBB) dhe forcimit të kursit të këmbimit të Lekut dhe gjithashtu përfundimit të disa maturimeve.

Borxhi i brendshëm ka pasur një rënie më të moderuar (-1.43 pikë përqindje). Meqenëse ky borxh është tërësisht në monedhën vendase, rënia e tij vjen kryesisht nga rritja e prodhimit kombëtar (PBB) dhe një kontrolli më të mirë të huamarrjes së re në tregun vendas.

Edhe borxhi që shteti garanton për palë të treta (si p.sh. për kompanitë energjetike) ka pësuar rënie, duke zbritur nga 1.73% në fund të 2025 në 1.49% në mars 2026. Kjo ul rrezikun e detyrimeve të paparashikuara për buxhetin e shtetit.

Arsyeja kryesore që ul borxhin në tremujorin e parë është vlera vjetore e PBB-së së parashikuar. Për vitin 2026, PBB-ja e Shqipërisë parashikohet të arrijë në rreth 2.8 trilionë lekë, një shifër kjo dukshëm më e lartë se vitet e kaluara, gjë që ul automatikisht peshën që zë stoku i borxhit mbi ekonominë totale.

Ndryshe nga periudhat kur borxhi rritet në vlerë monetare por ulet si përqindje, në fillim të vitit 2026 është vënë re një ulje reale e stokut. Në fund të vitit 2025, borxhi total ishte 1,4 trilionë lekë, por deri në mars 2026, kjo vlerë zbriti në 1,357,171 milionë lekë, duke ndikuar më tej uljen e raportit me PBB-në.

Një pjesë e konsiderueshme e borxhit të jashtëm të Shqipërisë është e nominuar në Euro dhe Dollarë. Forcimi i Lekut ndaj këtyre monedhave gjatë kësaj periudhe ka bërë që vlera e borxhit të jashtëm, kur konvertohet në monedhën vendase (Lek), të rezultojë më e ulët, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e treguesit total./Monitor

Previous Post

Afera 1 MLN Euro, AI për deputetët. Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci

Next Post

Zgjedhjet për kreun e PD-së, sot skadon afati për kandidaturat

Next Post
Zgjedhjet për kreun e PD-së, sot skadon afati për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e PD-së, sot skadon afati për kandidaturat

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al