Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmi nga Gjiri Persik erdhi si një goditje rrufeje: duke filluar nga 1. maji Emiratet e Bashkuara Arabe do të largohen nga grupi i vendeve eksportuese të naftës OPEC dhe OPEC+. Kjo ndodh në një kohë kur bota, ndodhet tashmë në një krizë të rëndë energjetikepër shkak të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit dhe ekonomia botërore është e pasigurt.

Sipas një deklarate të agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, vendimi erdhi pas një vlerësimi të thelluar edhe në lidhje me “trazirat e vazhdueshme në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit”. Më tej thuhet: “Ky vendim pasqyron vizionin afatgjatë strategjik dhe ekonomik të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe profilin e energjisë që po ndryshon.”

Ekspertët e shohin Arabinë Saudite të dobësuar

Vëzhguesit e konsiderojnë vendimin e Emirateve si një goditje të rëndë për OPEC-un dhe veçanërisht për udhëheqësin de facto të grupit eksportues të naftës, Arabinë Saudite.

“Është më shumë një mesazh politik sesa ekonomik”, thotë eksperti i energjisë Marc Ayoub nga Tahrir Institute. “Kjo tregon se Emiratet nuk janë të kënaqura me drejtimin e OPEC-ut. Ky është një mesazh për Arabinë Saudite dhe një tregues i gjendjes së marrëdhënieve saudito-emiratase, qoftë në aspektin politik apo ekonomik sa u përket çështjeve të energjisë.”

Prishje e ekuilibrit

Prej kohësh ekzistojnë mosmarrëveshje mes dy vendeve të rëndësishme të Gjirit lidhur me qasjen ndaj Iranit dhe sjelljen në konflikte të tjera rajonale, si në Jemen dhe Sudan. Fakti që një anëtar prej shumë vitesh i grupit, Emiratet e Bashkuara Arabe, po largohet nga grupi i vendeve eksportuese të naftës, mund të shkaktojë tensione dhe ta dobësojë organizatën.

“Kjo prish ekuilibrin”, thotë eksperti i energjisë Nehad Issmail nga televizioni i Katarit Al Araby TV. “Kjo krijon një nivel të ri problemesh rreth Ngushticës së Hormuzit, naftës së Gjirit Persik dhe situatës me Iranin. Një largim i papritur në këtë moment kritik, i cili duket i papërshtatshëm për shkak të situatës së rrezikshme gjeopolitike në rajon.”

Në tregun e naftës priten pasoja afatgjata

Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e grupit që nga viti 1967, madje katër vite para themelimit të vetë shtetit. Krahas Arabisë Saudite dhe Kuvajtit, ato konsideroheshin si një nga aktorët më të rëndësishëm të dymbëdhjetë anëtarëve të organizatës.

Sipas ekspertit të energjisë Marc Ayoub, ndikimet e largimit pritet të jenë kryesisht afatgjata: “Në afat të shkurtër nuk ka ndikim të madh në tregje, sepse Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur. Por në të ardhmen, kur eksportet të normalizohen, Emiratet mund të hedhin në treg shumë fuçi nafte pa kufizime.”

Një sukses për Trumpin?

Dalja e Emirateve nga OPEC-u pritet ta gëzojë SHBA-në. Largimi nga OPEC konsiderohet si një sukses për presidentin amerikan Donald Trump, i cili e ka kritikuar vazhdimisht këtë organizatë, duke e akuzuar se po “zhvat botën” duke rritur artificialisht çmimet e naftës. Trumpi e kishte lidhur edhe mbështetjen ushtarake për shtetet e Gjirit Persik me çmimet e naftës, duke deklaruar se SHBA-ja po shfrytëzohej.

Emiratet konsiderohen aleate të ngushta të SHBA-së dhe kanë nënshkruar edhe marrëveshjen Abraham Accords, me të cilën kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Emiratet ankohen për mungesë mbështetjeje nga fqinjët

Kjo i bëri javët e fundit Emiratet objektiv të Iranit: pas fillimit të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Teheranit, Dubai dhe Abu Dhabi u goditën rëndë me dronë dhe raketa nga Irani, që patën pasoja të rënda ekonomike për Emiratet, të cilat konsiderohen si qendra ekonomike dhe turistike të Gjirit.

Emiratet duket se ndihen të pambështetura nga vendet fqinje në këtë krizë. Këshilltari diplomatik i presidentit të Emirateve, Anvar Gargash, kritikoi hapur në fillim të javës se vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kishin ofruar mbështetje logjistike, por jo më shumë se kaq.

“Në vitin 2000 kemi nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje”, tha Gargash. “Dhe duhet të pranojmë se qëndrimi i vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, edhe pse është e vërtetë që vendet mbështetën njëra-tjetrën logjistikisht, nga pikëpamja politike dhe ushtarake ka qenë historikisht më i dobëti.”

Me largimin nga OPEC-u Emiratet duket se po sinjalizojnë edhe një herë afrimin e tyre me presidentin amerikan Donald Trump, edhe në stilin e tij, duke ndjekur interesat e veta pa marrë parasysh aleatët afatgjatë dhe organizatat shumëpalëshe. Ndoshta edhe sepse shpresojnë për mbrojtje më të madhe nga SHBA-ja. Një goditje e fortë kjo për fqinjët e afërt, veçanërisht për Arabinë Saudite, që konsiderohet fuqia dominuese në Gjirin Persik. /DW

Previous Post

Seanca e parë për dosjen “Revanshi”, të pandehurit bojkotojnë gjyqin, i pranishëm vetëm një prej tyre

Next Post

U rrëzua nga karrigia në banesë, 5-vjeçarja nga Pogradeci përfundon te “Trauma”

Next Post
U rrëzua nga karrigia në banesë, 5-vjeçarja nga Pogradeci përfundon te “Trauma”

U rrëzua nga karrigia në banesë, 5-vjeçarja nga Pogradeci përfundon te “Trauma”

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al