Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Furtunë për “One Albania”/ Hungaria bllokon 16 mld € euro për 4iG, dyshime për faliment

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Furtunë për “One Albania”/ Hungaria bllokon 16 mld € euro për 4iG, dyshime për faliment
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e re hungareze njoftoi se do të rishikojë aplikimin e kredisë 16 miliardë euro për sektorin e mbrojtjes nga Komisioni Europian për shkak të rreziqeve të korrupsionit. Lajmi është bërë publik nga Euronews, i cili citon burime nga partia e kryeministrit të sapozgjedhur Magyar.

“Ne do ta shqyrtojmë në mënyrë kritike listën e paraqitur nga qeveria në largim dhe do të marrim vendime bazuar në nevojat reale dhe një vlerësim të rreziqeve të korrupsionit”, tha një burim brenda Partisë Tisza për Euronews në kushte anonimiteti.

Sipas Euronews rreziqet e korrupsionit të përmendura kuptohen se lidhen me interesat industriale hungareze me lidhje me qeverinë në largim të Viktor Orbán. Dhe kompania kryesore që përfaqëson këto interesa është 4iG, e cila në Hungari konsiderohet si një nga shtyllat e korrupsionit të qeverisë së Orban.

Kredia

Vitin e kaluar Komisioni Europian lançoi një skemë qindra miliardë euro për të mbështetur shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare. Paketa e financimeve bazohej në kredi me interesa të buta dhe ish-qeveria e Viktor Orban aplikoi për 16 miliardë euro.

Por pas lançimit të skemës një pjesë e madhe e industrisë hungareze të mbrojtjes u privatizua nga 4iG, përmes disa procedurave që tashmë janë nën hetim për korrupsion.

Sipas mediave hungareze, pjesën më të madhe të këtyre fondeve do ta përfitonte pikërisht kompania 4iG.

Bllokimi i kredisë nga qeveria e Magyar dyshohet se lidhet kryesisht me 4iG, e cilësuar si kompania e oborrit të Orban. Për shkak të këtyre zhvillimeve, kontroll.hu, një media e afërt me partinë e kryeministrit Magyar, shkruan se 4iG mund të shkojë drejt falimentimit.

Rreziqe për ONE Albania

4iG është kompania mëmë, e cila zotëron One Albania, një nga dy aktorët e oligopolit celular në Shqipëri. Tronditjet financiare të 4iG pritet të kenë pasoja serioze mbi One.

Të dhënat nga bilanci i kompanisë celulare tregojnë varësi të lartë financimi nga mëma e saj 4iG. Sipas të dhënave nga bilanci, në fund të vitit 2024 One Albania kishte rreth 9.1 miliarde lekë ose mbi 96 milionë euro hua të marra nga grupi mëmë.

Aktualisht One Albania është duke negociuar marrjen e një kredie të madhe nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. Por zhvillimet e fundit brenda grupit 4iG kanë rritur ndjeshëm rreziqet financiare për One, të cilat mund t’i përcillen sektorit bankar vendas në kushtet e financimeve të pakujdesshme.

Tashmë One Albania dhe gjithë grupi 4iG klasifikohen si një korporatë me reputacion të damkosur për shkak të lidhjeve politike të kompanisë si dhe me risqe të larta financiare, jo vetëm për shkak të bllokimit të fondeve që grupi përfitonte nga ish qeveria e Orban, por për shkak edhe të pasojave të mundshme ligjore nga hetimet për korrupsion që ka parlajmëruar qeveria e Peter Magyar./Kapitali.al

Previous Post

Trazirat në derbin Tirana-Partizani, arrestohen tre tifozë

Next Post

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 6 të plagosur!

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 6 të plagosur!

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 6 të plagosur!

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al