Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga LGBT te gratë me shami: Si riciklohen narrativat e frikës në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga LGBT te gratë me shami: Si riciklohen narrativat e frikës në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Disa video të shpërndara në rrjetet sociale dhe të amplifikuara nga media online, ku shfaqeshin gra të mbuluara me shami pranë disa fëmijëve, nxitën panik publik dhe reagime me gjuhë urrejtjeje, përpara se autoritetet të sqaronin se nuk ekzistonte asnjë rrezik për të miturit.

Pamjet, të shoqëruara me tekste paralajmëruese që u bënin thirrje prindërve të “ruanin fëmijët”, u bënë virale brenda pak orësh dhe gjeneruan qindra komente alarmuese. Në disa raste, reagimet online morën tone diskriminuese, duke shënjestruar gratë në video dhe komunitetet e huaja në vend.

Megjithatë, Policia e Shtetit njoftoi më vonë se kishte identifikuar personat në video si shtetase iraniane rezidente në Shqipëri për arsye humanitare dhe se, pas verifikimeve, nuk ishte konstatuar asnjë sjellje e paligjshme apo kërcënim ndaj fëmijëve. Autoritetet theksuan se “nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve”.

Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e njeriut, tha për BIRN se raste të tilla pasqyrojnë një prirje të përsëritur të shoqërisë për të reduktuar individët në identitete të thjeshtuara dhe për t’i perceptuar ata si kërcënim në periudha pasigurie.

“Këto lajme tregojnë një rritje të stereotipizimit dhe një nevojë për të krijuar ‘armikun e radhës’,” tha Karaj, duke shtuar se individë të ndryshëm po trajtohen si kategori homogjene, e jo si persona me identitete të ndryshme.

Ajo theksoi se ky nuk është një fenomen i ri, por një model i përsëritur, ku narrativa se “po na marrin fëmijët” përdoret për të nxitur panik publik përmes apelimit emocional ndaj familjeve.

“Sot po shënjestrohen gratë myslimane, më parë kanë qenë personat LGBTI, dhe mekanizmi është i njëjtë,” shtoi Karaj, duke argumentuar se dezinformimi po përdoret si mjet për të stigmatizuar grupe të caktuara shoqërore.

Raporti vjetor i Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konfirmon se shtetasit e huaj dhe emigrantët mbeten ndër grupet më të ekspozuara ndaj diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në Shqipëri.

Sipas raportit për vitin 2025, pranë këtij institucioni janë depozituar 11 ankesa nga shtetas të huaj, të cilët pretendojnë se janë përballur me trajtime diskriminuese në vend.

Xheni Karaj tha për BIRN se përmbajtje të tilla nuk pasqyrojnë një rrezik real, por synojnë të nxisin frikë të ndërtuar mbi paragjykime ekzistuese në shoqëri.

Ajo theksoi se përhapja e këtyre narrativave lidhet edhe me nivelin e pamjaftueshëm të edukimit mediatik, që i bën qytetarët më të prekshëm ndaj dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve të caktuara.

“Shumë njerëz i marrin informacionet si të mirëqena, sidomos kur vijnë nga media apo kur shpërndahen masivisht në rrjete sociale, pa i verifikuar apo pa i parë me sy kritik,” tha Karaj.

Sipas saj, ndërtimi i narrativave që justifikojnë frikën dhe urrejtjen ndaj një grupi të caktuar lehtëson përhapjen e panikut dhe manipulimin e opinionit publik, ndërsa vetë mekanizmi mbetet i njëjtë, edhe pse grupet e shënjestruara ndryshojnë me kalimin e kohës.

Previous Post

30 plumba drejt “Audi-t”, si u ekzekutua Kreshnik Mujeci në prag të shtëpisë

Next Post

Ky është çifti që u vra sot në Balldren të Lezhës, prindër të katër fëmijëve

Next Post
Ky është çifti që u vra sot në Balldren të Lezhës, prindër të katër fëmijëve

Ky është çifti që u vra sot në Balldren të Lezhës, prindër të katër fëmijëve

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al